Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Euro në rënie të lirë, Banka e Shqipërisë përgatit blerje mbi 1 miliardë euro

    Euro në rënie të lirë, Banka e Shqipërisë përgatit blerje mbi 1 miliardë euro

    Aktualitet Nga InfoNews05.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Euro në rënie të lirë, Banka e Shqipërisë përgatit blerje mbi 1 miliardë euro

    Banka e Shqipërisë po intensifikon ndërhyrjet në tregun valutor, duke blerë euro me ritmin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Sipas burimeve të tregut, volumi i blerjeve gjatë vitit 2026 pritet të tejkalojë edhe rekordin historik të vendosur vitin e kaluar.

    Reklamë

    Edhe pse të dhënat zyrtare mbi ndërhyrjet në treg publikohen me tre muaj vonesë, burime pranë tregut i thanë Kapitalit se Banka e Shqipërisë ka shtuar ndjeshëm blerjet e euros, ndërsa ritmi i ndërhyrjeve është më i lartë se ai i vitit 2025.

    Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit të kaluar BSH bleu gjithsej 1.029 miliardë euro në tregun e brendshëm valutor. Nga kjo shumë, 299 milionë euro u blenë përmes ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729.1 milionë euro u blenë në ankande të jashtëzakonshme me qëllim thithjen e euros nga tregu dhe zbutjen e presionit mbi kursin e këmbimit.

    Për vitin 2026, vetëm programi i planifikuar për rritjen e rezervës valutore parashikon blerjen e 330 deri në 450 milionë euro. Duke marrë parasysh ndërhyrjet shtesë që po kryhen për stabilizimin e kursit, burimet e tregut vlerësojnë se blerjet totale do të kalojnë nivelin rekord të vitit të kaluar.

    Megjithatë, ndërhyrjet nuk kanë arritur të ndalin dobësimin e euros. Kursi mesatar i këmbimit ka rënë nga 97.7 lekë për euro në korrik të vitit të kaluar në 94.7 lekë në qershor, ndërsa në ditët e fundit një euro po këmbehet pranë nivelit të 94 lekëve.

    Tradicionalisht, Banka e Shqipërisë i intensifikon blerjet e euros duke nisur nga muaji maj, kur fillon të shtohet oferta valutore, kryesisht nga turizmi dhe hyrjet sezonale të valutës. Gjatë periudhës qershor-gusht të vitit të kaluar, banka bleu më shumë se gjysmë miliard euro, ndërsa këtë vit tregu pret që ndërhyrjet të jenë edhe më të mëdha.

    Ndërhyrjet e drejtpërdrejta në tregun valutor janë kthyer tashmë në një praktikë të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë. Përpara vitit 2018, banka nuk kishte ndërhyrë pothuajse asnjëherë në treg. Ndërhyrja e parë erdhi atë vit, kur u blenë 180 milionë euro për të zbutur rënien e monedhës europiane. Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, blerjet e jashtëzakonshme rifilluan në vitin 2024 me 650 milionë euro dhe u rritën në 729.1 milionë euro në vitin 2025.

    Megjithatë, politika e ndërhyrjeve të vazhdueshme nuk gëzon mbështetje të plotë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar publikisht që Banka e Shqipërisë të kufizojë ndërhyrjet dhe të lejojë që kursi i këmbimit të përcaktohet nga forcat e tregut.

    Në një analizë të posaçme, FMN ka paralajmëruar se mbështetja artificiale e kursit të këmbimit mund të krijojë shtrembërime në ekonomi, të rrisë kostot për bilancin e bankës qendrore dhe të sjellë humbje si pasojë e zgjerimit të rezervës valutore.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.