Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion
    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Operacioni për sekuestrimin e 41 kilogramë e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit, i bërë publik nga Policia e Durrësit një goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, rezulton të jetë pjesë e një hetimi më të gjerë ndërkombëtar, të koordinuar nga Europol dhe autoritetet belge dhe të ndjekur prej tyre nga nisja deri te mbërritje në portin e Durrësit.

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se lënda narkotike nuk është zbuluar rastësisht në portin shqiptar nga Policia e Durrësit. Sipas të dhënave të administruara gjatë hetimit, ngarkesa me kokainë është ndjekur përgjatë itinerarit të saj ndërkombëtar për rreth 38 ditë, duke kaluar në disa porte përpara se të mbërrinte në Shqipëri.

    Reklamë

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    Kjo do të thotë se lëvizja e ngarkesës ka qenë në vëmendjen e autoriteteve të huaja gjatë gjithë itinerarit, ndërsa destinacioni final i saj ka qenë Shqipëria. Operacioni në Durrës është zhvilluar në kuadër të këtij hetimi ndërkombëtar dhe në koordinim me autoritetet belge dhe strukturat europiane të zbatimit të ligjit.

    Në Portin e Durrësit, kokaina u gjet e fshehur në pjesët e jashtme të një kontejneri që transportonte mish pule nga Brazili. Brenda kapakëve të kontejnerit u zbuluan 37 pako me kokainë, të mbështjella me ngjyra të ndryshme. Vlera e drogës në treg, sipas përllogaritjeve paraprake, arrin në rreth 2 milionë euro.

    Ngarkesa ishte porositur nga kompania AMG Food. Përfshirja ose jo e kompanisë në trafikun e drogës mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi dhe nuk përbën aktualisht një fakt të provuar.

    Në të njëjtën kohë, autoritetet belge zhvilluan një operacion në Antwerp dhe Bruksel, ku u arrestuan tetë persona, shumica prej tyre shqiptarë. Mes personave ndaj të cilëve u vendosën masa sigurie është edhe Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”, një emër i njohur i botës së krimit shqiptar të viteve ’90.

    Të dhënat e hetimit sugjerojnë se sekuestrimi në Durrës dhe operacioni në Belgjikë janë pjesë e së njëjtës dosje kriminale. Ndjekja e ngarkesës për 38 ditë dhe kalimi i saj në disa porte dyshohet se ka qenë pjesë e një operacioni të kontrolluar nga autoritetet europiane, me qëllim identifikimin e personave dhe strukturave që qëndrojnë pas trafikut.

    Në këtë kuadër, roli i Policisë së Durrësit ka qenë ai i ndërhyrjes dhe sekuestrimit të ngarkesës në territorin shqiptar, ndërsa hetimi më i gjerë është zhvilluar në bashkëpunim dhe nën koordinimin e autoriteteve belge dhe Europol.

    Pikërisht kjo e bën rastin e Durrësit më shumë se një sekuestrim të zakonshëm droge: bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar, ku lëvizja e kokainës dyshohet se është monitoruar përpara se ngarkesa të mbërrinte në Shqipëri dhe të bëhej ndërhyrja në Portin e Durrësit./InfoNews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026
    Aktualitet

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026
    Aktualitet

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Aktualitet

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026
    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.