Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos...! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje
    Aktualitet Nga InfoNews11.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos...! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje
    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos...! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    Një objekt me 5 kate pa leje, në ndërtim e sipër vetëm disa qindra metra larg bregdetit në Qeparo, shkriu Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Himarë dhe vuri para përgjegjësisë penale, edhe uniformat blu.

    Reklamë

    Ndërtesa sot është e shembur, pas ndërhyrjes së IKMT-së, por pasojat po bien mbi personat që mbyllën sytë teksa objekti shtonte një e nga një katet.

    Sa herë e ka takuar kryebashkiaku Vangjel Tavo, Lulzim Bujarin ?

    Sipas deklarimeve të pronarit, punimet nisën në dhjetor të 2025-ës, fillimisht një objekt 2 katësh, njëri nëntokë, për të cilën 39-vjeçari Lulzim Bujari nga Tirana, aplikoi për leje legalizimi. Por ndërkohë, sipas IKMT, ai ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera dhe çuditërisht, ndërtesa u zbulua vetëm së fundmi nga shërbimet e policisë së Himarës, të cilat arrestuan pronarin.Të parët që u dyshuan për shpërdorim të detyrës, kryeinspektori i IMT-së së Himarës, Dorjan Hoxha dhe dy vartësit e tij, Mateo Koshi e Andi Hoxha, të cilët duhej të mbronin territorin në zonën e Qeparosë. Të tre janë shpallur në kërkim.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore hapi gjithashtu një hetim dhe gjeti me përgjegjësi zinxhirin komandues të strukturave policore të Komisariatit të Himarës.

    Katër punonjës po hetohen për shpërdorim të detyrës, dy ranë në pranga, dhe dy janë shpallur në kërkim.

    Në krye qëndron Ferit Merkaj, i cili në kohën kur objekti pa leje ka nisur të ndërtohet, ishte shefi i komisariatit të Policisë së Himarës. AMP e shpalli në kërkim, ndërsa aktualisht është shef i seksionit të trafiqeve në policinë e Vlorës. Ish-drejtuesi nuk është gjetur në banesën e tij dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk është paraqitur pranë strukturave përkatëse.

    Emiljano Prenga, u arrestua. Ai ka pasur detyrën e shefit të krimeve në Himarë, sot Shef i Krimeve në Divjakë.

    Klodian Petani, gjithashtu i arrestuar, ishte specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e Policisë së Himarës, sot me të njëjtën detyrë në Vlorë.

    Në kërkim vijon të jetë edhe specialisti i zonës në policinë e Himarës, Redin Çaushaj.

    I gjithë zinxhiri komandues në kohën kur u ngrit pa leje ndërtesa 5 katëshe, u pezullua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita.

    Ndërtimet pa leje pranë bregdetit, siç ishin disa raste të zbuluara verën e vitit të kaluar në Dhërmi e Jalë, pasuan vendimin e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, për të shkrirë IMT-në, e dyta herë tashmë me rastet e fundit, brenda 1 viti.

    EMRAT/ Ndërtimi pa leje, Drejtori i Policisë, Hita pezullon zinxhirin komandues të Komisariatit Himarë

    Arrestohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.