Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Vrasja e portugezit te Principote, dëshmitë: Nuk e pamë sherrin!

    Vrasja e portugezit te Principote, dëshmitë: Nuk e pamë sherrin!

    Aktualitet Nga InfoNews19.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…
    Principote më emër të një të moshuare? Pronari në hije Bekim Bulica, nga trafiku i drogës te dhuna me shkop gome ndaj policit…
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vrasja e portugezit te Principote, dëshmitë: Nuk e pamë sherrin!

    SARANDË- 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë nga punonjësi i kompleksit luksoz ‘Principotes’ erdhi për pushime në Ksamil me një agjenci turistike të huaj. Ai ishte pjesë e një grupi me të rinj nga Portugalia e Franca që kishin zgjedhur të pushonin në rivierën shqiptare, por u përfshi në një sherr me punonjës të ‘Principotes’, të cilët pasi e dhunuan me grushte e vranë duke e goditur me thikë dhe trupin e pajetë e lanë jashtë për gati 3 orë, deri në momentin kur u zbulua nga policia.

    Një ditë pas vrasjes,InfoNews ka zbardhur dëshmitë e turistëve të tjerë që kanë qenë në lokal. Të rinjtë kanë deklaruar para grupit hetimor se nuk e parë momentin e vrasjes dhe e kanë mësuar vetëm në mëngjes kur ka mbërritur Policia.

    Reklamë

    Një ditë më parë u arrestuan 11 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim për vrasjen e turistit portugez. Autori i dyshuar është Sokrat Lipan alias Vata i cili u kap 5 orë pas ngjarjes në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti. Në pranga bashkë me të ranë dhe dy turqit që po e transportonin drejt Tiranës.Në kërkim është pronari i lokalit Bekim Bulica nga Hasi, i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar krimin. Policia zbuloi të gjithë dinamikën e ngjarjes tronditëse, ku rezulton se 20-vjeçari portugez është dhunuar me grushte para se të vritej me thikë.

    David Heurtevent ka qenë personi që është konfliktuar fillimisht me portugezin, më pas kamarierët dhe Sokrat Vata, i cili e ka goditur disa herë me thikë turistin portugez. David Heurtevent është shpallur në kërkim. Që të dy akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

    Edhe Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, kamerierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konflikt, duke e goditur me grushte të riun portugez, para se ta vritej dhe janë larguar nga vendngjarja.

    Në momentin e konfliktit, në lokal kanë qenë në rolin e bodyguardëve efektivi i policisë Miosid Matushaj, punonjësi i policisë Bashkiake Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të akuzuar se nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes dhe për mosnjoftimin e policisë së Shtetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.