Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026

    Kë po kërkojnë? FBI zbarkon në Tiranë

    20.09.2026

    DINAMIKA/ Tani i Rruzhdiut u mbajt nën vëzhgim, vrasja të çon tek një plagosje në 2025

    20.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kë po kërkojnë? FBI zbarkon në Tiranë

    Kë po kërkojnë? FBI zbarkon në Tiranë

    Aktualitet Nga InfoNews20.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    FBI zbarkon në Tiranë
    FBI zbarkon në Tiranë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË – Zyrtarë të FBI-së dhe ekspertë të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa kanë mbërritur në Tiranë, ku për pesë ditë do të zhvillojnë takime dhe diskutime me drejtues të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit.

    Nga 19 deri më 23 shtator, kryeqyteti shqiptar është mikpritës i takimit të 42-të të Kapitullit Europian të FBI National Academy Associates (FBINAA), i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Building International Partnerships – Combating Organized Crime for a Safer Environment”.

    Reklamë

    Kë po kërkojnë? FBI zbarkon në Tiranë

    Konferenca synon të shërbejë si një forum për forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese, shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës, si dhe diskutimin e metodave të reja për përballimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve të sigurisë.

    Hapja zyrtare e aktivitetit është parashikuar për 21 shtator. Në axhendë janë përfshirë drejtues të lartë të institucioneve shqiptare dhe amerikane, mes tyre Zëvendësdrejtori Ndihmës në selinë qendrore të FBI-së, Spencer Horn, FBI Law Enforcement Attaché në Legatën e SHBA-së në Sofje, Brendan Collins, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pjesë e aktivitetit pritet të jetë edhe Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, Jim Gallagher.

    Një pjesë e diskutimeve do t’u kushtohet formave të reja të veprimtarisë kriminale dhe përdorimit të teknologjisë nga grupet kriminale. Stephanie Stevens, FBI Assistant Law Enforcement Attaché në Berlin, do të prezantojë mbi hetimin e rrjeteve të komunikimit të koduar të përdorura nga organizatat kriminale.

    Në fokus do të jetë edhe grupimi online “764”, të cilin autoritetet amerikane e kanë lidhur me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet. Një tjetër temë e programit është administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara dhe mundësia e përdorimit të tyre për qëllime publike.

    Konferenca do të trajtojë gjithashtu rëndësinë e inteligjencës financiare në goditjen e strukturave kriminale, ndërsa pjesëmarrësit do të njihen edhe me raste konkrete hetimore të zhvilluara në Shqipëri.

    Një prej tyre lidhet me hetimet në fushën e narkotikëve dhe do të prezantohet nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eduart Kaloshi. Në axhendë janë parashikuar edhe prezantime mbi një tjetër hetim të suksesshëm të BKH-së, si dhe diskutime mbi zhvillimet e fundit të grupeve kriminale dhe mënyrën se si strukturat ligjzbatuese po i përgjigjen këtyre fenomeneve.

    Në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues shqiptarë të EUROPOL-it, me fokus te tendencat e reja të kriminalitetit dhe forcimi i koordinimit ndërkombëtar.

    Takimi në Tiranë zhvillohet në një moment kur bashkëpunimi ndërkufitar, shkëmbimi i informacionit dhe përdorimi i teknologjisë në hetime janë bërë pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e punës së agjencive ligjzbatuese.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Aktualitet

    DINAMIKA/ Tani i Rruzhdiut u mbajt nën vëzhgim, vrasja të çon tek një plagosje në 2025

    20.09.2026
    Aktualitet

    Detajet/ Atentat në Sarandë, vritet Artan Myrtaj

    20.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Plas kontrabanda e Iphone 18 në Tiranë, burime: Hynë ilegalisht…po shiten nga 2 mijë euro!

    19.09.2026
    Aktualitet

    Kontrollet në qelinë e Gys Agasit! BKH e Jon Ketës u përplas me policët e Tik Kupit

    19.09.2026
    Aktualitet

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    19.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026

    Kë po kërkojnë? FBI zbarkon në Tiranë

    20.09.2026

    DINAMIKA/ Tani i Rruzhdiut u mbajt nën vëzhgim, vrasja të çon tek një plagosje në 2025

    20.09.2026

    Detajet/ Atentat në Sarandë, vritet Artan Myrtaj

    20.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Plas kontrabanda e Iphone 18 në Tiranë, burime: Hynë ilegalisht…po shiten nga 2 mijë euro!

    19.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    19.09.2026

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.