Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Situata kriminale, kryepolici Hita mbërrin në Sarandë, zhvillon mbledhje urgjente

    20.09.2026

    Italianët sherr me shqiptarët, prishen pazaret e drogës në Siçili

    20.09.2026

    Balfin Group mohon lajmet për bllokimin e pasaportës ndaj Samir Mane: 100% Fake News!

    20.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Situata kriminale, kryepolici Hita mbërrin në Sarandë, zhvillon mbledhje urgjente

    Situata kriminale, kryepolici Hita mbërrin në Sarandë, zhvillon mbledhje urgjente

    Aktualitet Nga InfoNews20.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sarandë – Pas vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Sarandës, ku një 44-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri dhe një 73-vjeçar mbeti i plagosur, situata kriminale në qytet ka vënë në lëvizje strukturat më të larta të Policisë së Shtetit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Sarandë, ku raportohet se po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të policisë dhe grupet hetimore, në funksion të zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së autorëve.

    Reklamë

    Vrasja ndodhi rreth orës 09:55, në zonën e ish-agjencisë, në qendër të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimë mbeti shtetasi Artan Myftari rreth 44 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti një kalimtar i rastit, Xh. S., 73 vjeç, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

    Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Mbërritja e kryepolicit Hita në Sarandë vjen në një moment kur qyteti është përfshirë nga një situatë e rëndë kriminale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin, autorët dhe dinamikën e atentatit.

    Pritet që në përfundim të mbledhjes të ketë detaje të reja mbi operacionin policor dhe hetimet për ngjarjen.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Italianët sherr me shqiptarët, prishen pazaret e drogës në Siçili

    20.09.2026
    Aktualitet

    Balfin Group mohon lajmet për bllokimin e pasaportës ndaj Samir Mane: 100% Fake News!

    20.09.2026
    Aktualitet

    JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%

    20.09.2026
    Aktualitet

    JET Bank / Forex Money? How Capital Grew from ALL 3 Million to €26 Million: Name Change and Maneuvers Between Israeli Tycoons Louis Grant Silver and Idan Avishai

    20.09.2026
    Aktualitet

    Kumria e Tiranës nuk bën më ”Ku, kuu, kuuu”! Arrestohet nga policia

    20.09.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Situata kriminale, kryepolici Hita mbërrin në Sarandë, zhvillon mbledhje urgjente

    20.09.2026

    Italianët sherr me shqiptarët, prishen pazaret e drogës në Siçili

    20.09.2026

    Balfin Group mohon lajmet për bllokimin e pasaportës ndaj Samir Mane: 100% Fake News!

    20.09.2026

    JET Bank/ “Sani”, El Goren, Israel Albania, DON Albania dhe biznesmenët e jahteve pas 28.5%

    20.09.2026

    JET Bank / Forex Money? How Capital Grew from ALL 3 Million to €26 Million: Name Change and Maneuvers Between Israeli Tycoons Louis Grant Silver and Idan Avishai

    20.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    19.09.2026

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.