Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë tokat e Taçit! Banorët u zëvendësuan me panele diellore

    Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë tokat e Taçit! Banorët u zëvendësuan me panele diellore

    Aktualitet Nga InfoNews24.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë tokat e Taçit! Banorët u zëvendësuan me panele diellore
    Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë tokat e Taçit! Banorët u zëvendësuan me panele diellore
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në qershor të vitit të kaluar, qeveria e Shqipërisë miratoi përmes një vendimi të posaçëm ndërtimin e një centrali diellor me fuqi 62 megavat në fshatin Taç të Kolonjës.

    Sipas vendimit, projekti do të shtrihej në një sipërfaqe prej 412 hektarësh dhe kompania përfituese e saj ishte Fortis Energy and Construction. Kjo kompani zotërohet nga një biznesmen turk i quajtur Mehmet Uckardes.

    Reklamë

    Dhënia në përdorim e një sipërfaqe kaq të madhe, kishte një pasojë të drejtëpërdrejtë në banorët e zonës. Ajo rrezikonte të ardhurat dhe jetesën e tyre.

    Të padëgjuar nga institucionet e shtetit të tyre, atëherë nuk ishte shpikur as pasqyra dhe as prania besnike, banorët e fshatit Taç i Sipërm u ngritën në protesta në muajin janar të këtij viti.

    Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy

    Banorët treguan se në këto sipërfaqe kullosore prej vitesh ushtrojnë aktivitetin mbi 40 blegtorë të zonës, të cilët mbajnë dele dhe lopë. Ata u shprehën se marrja e këtyre kullotave rrezikon drejtpërdrejt jetesën e familjeve që varen nga blegtoria.

    Sipas tyre, këto toka janë përdorur tradicionalisht nga komuniteti dhe përbëjnë burimin kryesor të mbijetesës për fshatin.

    “Si do të jetojmë ne? Këto janë kullotat e fshatit. Me to ka jetuar ky fshat. Nëse na i marrin, ku do t’i çojmë bagëtitë? Janë rreth 40 fermerë që kullosin dele dhe lopë në këto toka”, u shprehen banorët.

    Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy

    Por protestat e tyre ranë në veshë të shurdhër. Pas vendimit të qeverisë, Erion Isai dhe Këshilli Bashkiak i Kolonjës miratuan me shpejtësi lejet e tjera të nevojshme për projektin. Ndërsa në maj të këtij muaji Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe lejen e ndërtimit duke i hapur rrugë nisjes së ndërtimit të parkut fotovoltaik.

    Banorët pretendojnë se disponojnë dokumenta pronësie për një pjesë të tokave që bien brenda sipërfaqes së madhe 412 hektarë, që u rrëmbye nga biznesmeni turk, dhe se për këtë çështje kanë bërë kallëzim në prokurori. Sipas tyre, çështja tashmë ndodhet në gjykatë për shqyrtim themeli.

    “Ne kemi tapi për tokat. Ata na i kanë zënë dhe ne i kemi hedhur në gjyq. Tani presim të shohim si do të përfundojë”, thonë banorët.

    Por përfundimi është i ditur tashmë. Kompania turke, po vazhdon përpara me ndërtimin. Kullotat dhe tokat me të cilat banorët e Taçit të Sipërm kishin të lidhur jetesën e tyre, tashmë po shkatërrohen nga mbivendosja e paneleve masive./Kapitali

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026
    Aktualitet

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026
    Aktualitet

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Aktualitet

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    18.10.2026
    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    18.10.2026

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.