Burime nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të pyetura nga Euronews Albania lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës në Tiranë, kanë bërë thirrje që qytetarët të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
Protesta në Tiranë, reagon Amerika
Në përgjigjen e përcjellë nga burimet e ambasadës, theksohet se dhuna nuk duhet të jetë pjesë e angazhimit qytetar, ndërsa pjesëmarrësit në protesta nxiten të shmangin aktet e dhunshme.
“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në përgjigjen e përcjellë nga burimet e Euronews Albania.
Reagimi vjen në një kohë kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

