Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    Aktualitet Nga InfoNews18.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv
    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka reaguar për protestën e dhunshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dënuar sulmet ndaj policisë dhe dëmtimin e pronës publike e private.

    Rama deklaroi se dhuna nuk ka lidhje me rininë shqiptare dhe pretendoi se një grup i vogël studentësh është ndikuar nga ide ekstremiste.

    Reklamë

    Ai foli gjithashtu për një dron me eksploziv, që sipas tij është zbuluar me qëllim për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë, si dhe akuzoi organizatorët se synojnë të mbajnë njerëzit në rrugë.

    “Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet shfaqin të ashtuquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare.

    Këtu nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, por po sfidohet një mision, një objektiv: Shqipëria në BE në vitin 2030. Natyrisht që më 21 Janar u qëllua me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka edhe pamje të raketave si ato të Hamasit, por nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë drejt bankave, sepse Shqipëria sapo kishte dalë nga gërmadhat e piramidave.

    Pse sulmohen bankat dhe bankomatet? Është ajo injorancë që thotë: “Shko te bankat se do të gjesh lekë”. Paratë nuk janë aty, sepse bankat e sotme nuk janë bankat e Sudes dhe Xhaferrit, por këta duan popullin në rrugë. Popull në rrugë nuk ka. Në bulevard është një pjesë e vogël e studentëve të verbuar nga ide ekstremiste, të cilat po shfaqen në Paris, Romë, Milano, Portugali dhe Brazil, në një valë të përgjithshme, por kjo vala jonë është pjesë e një vale të përgjithshme.

    Një dron me eksploziv është zbuluar për t’i vënë zjarrin oborrit të Kryeministrisë. Kemi shumë të dhëna. Një tjetër është Republika e Iranit.
    Nuk ka për të ardhur dita që ata që shprehin një mendim që bie ndesh me planin e këtyre maskave të kenë frikë. Shqipëria nuk mund të lulëzojë vetëm kur ata e kanë pushtetin”, u shpreh Rama.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026
    Aktualitet

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026
    Aktualitet

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    18.10.2026

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.