Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    Aktualitet Nga InfoNews18.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua
    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të dorëzohet përballë protestave. Gjatë komunikimit të tij, Rama u shpreh se largimi i tij nga detyra do të ndërpriste, sipas tij, procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

    Reklamë

    Protestat, Rama

    Kreu i qeverisë theksoi se nuk bëhet fjalë për pushtetin e tij personal, por për atë që e cilësoi si tryezën e negociatave me BE-në. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mendojnë për zgjedhjen mes kërkesave të protestuesve dhe vijimit të procesit të integrimit europian, ndërsa deklaroi se është i gatshëm për dialog me këdo që dëshiron të diskutojë se çfarë mund të bëhet më mirë.

    Rama u ndal edhe te procesi i negociatave, duke thënë se ai ka një kalendar të përcaktuar dhe kërkon punë të përditshme e kontakte të vazhdueshme me Brukselin. Sipas tij, largimi i tij do të sillte ndërprerjen e këtij procesi dhe do të kërkonte kohë për t’u rifilluar.

    “Le ta ndërpresim këtu dhe unë ftoj këdo që do të bëjë dialog të flasim çfarë doni dhe ç’mund të bëjmë gjërat më mirë.

    Nuk është çështje e pushtetit tim, nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Jo me arrogancë, por krenar, bëj vetëm udhëtimet e domosdoshme, nuk kam më as dëshirë të udhëtoj për pushtet.

    Pasuri? Çfarë të them, është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave. Shqiptarët duhet të mendojnë qartë: duan këtë apo BE-në?

    Do të thonë disa: Pse ike dhe s’do të shkojmë ne në BE? Nuk po them që jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE, jeni ziliqarë, të paaftë, ziliqarë, sepse nuk më mundni dot me fjalë dhe ju ka ardhur dita te guri. E nisët me shishe uji e vezë dhe arritët te guri.

    Le ta themi që janë kaq të aftë, negociatat kanë kalendar. Dritarja është hapur tani, kalendari kërkon që çdo ditë të japim e të marrim, ka çdo ditë fluturim në Bruksel e anasjelltas. Kjo ndërpritet nëse unë iki dhe vjen neokomunisti apo matufepsi, u duhet një kohë e gjatë”, deklaroi Rama.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026
    Aktualitet

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026
    Aktualitet

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    18.10.2026
    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ka humbur Ervin Demo!

    18.10.2026

    Protestat, Rama sërish: Unë nuk iki, se mbeteni pa hyrë në BE pa mua

    18.10.2026

    Vengu thirrje protestuesve: Mbështetja për uniformat nuk duhet të mohojë zërin qytetar

    18.10.2026

    Rama: Donin të shpërthenin kryeministrinë me dron me eksploziv

    18.10.2026

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.