Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kishte 4 muaj në Orikum, por u zbulua nga berberi që e qethi/ Ja si u kap “Pole Qorri” në hotel “DOKO” në Radhimë!

    Kishte 4 muaj në Orikum, por u zbulua nga berberi që e qethi/ Ja si u kap “Pole Qorri” në hotel “DOKO” në Radhimë!

    Aktualitet Nga InfoNews04.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj.

    Një skuadër operacionale e Policisë së Shtetit e koordinuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, mundën të lokalizonin personin e dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në zonën e Orikumit.

    Reklamë

    Skuadra është përqëndruar në Orikum, për një periudhë kohe prej 4 muajsh, duke mos arritur ta shquajnë në asnjë moment siluetën e Plakut, megjithëse përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë tregonin se ai ishte në zonë.

    Por ditën e djeshme në 3 Gusht 2025, në adresë të Flodian Plakut, niset një berber nga Vlora.

    Berberi ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë, i quajtur hotel “Doko”.

    Agjentët e operacionales kanë ndjekur me përpikmëri berberin, i cili ka hyrë në ambjentet e hotelit, për të qethur Flodian Plakun.

    Veprimet e Berberit janë ndjekur nga një çift operacional edhe pasi ka mbaruar punë me qethjen e Flodian Plakut.

    Pasi janë bindur për vendodhjen e tij, është kërkuar ndërhyrja e një njësie të repartit RENEA, të cilët hynë BLIC në ambjentet e hotel DOKO në Radhimë, duke mundësuan arrestimin e tij pa bërë asnjë reagim.

    Gjatë kontrollit të dhomës ku qëndronte Flodian Plaku, u gjetën dy pistoleta.Ndërsa bashkë me të u arrestuar dhe Julian Aliaj për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

    Julian Aliaj, tashmë është proceduar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, duke u ndjekur çështja nga prokuroria e Vlorës.

    Ndërsa Flodian Plaku është transferuar në Tiranë, ku pritet të dalë para gjykatës së kryeqytetit, ku do njihet me masën e “arrestit në burg”, pasi akuzohet si një nga personat që kanë ekzekutuar ish-policin e burgjeve njëherësh mikun e Ervis Martinaj, Gentjan Bejtja.

    Për këtë ngjarje më parë u arrestuan dhe dënuan për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, me dy vite burgim Edison Haxhiaj.

    Ndërsa në proces gjykimi përfundimtar është miku i tij Ilirjan Brahimi, ky i fundit kunati i Roan Brahimi.

    Nga ana tjetër mësohet se Julian Aliaj më parë është arrestuar në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku i njohur si “Pole Qorri”.

    Edhe Plaku në atë kohë u arrestua asokohe për të njëjtin krim.

    Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes./ora

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026
    Aktualitet

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026
    Aktualitet

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026
    Aktualitet

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026
    Aktualitet

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Aktualitet

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    17.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Erdhi në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait

    17.09.2026

    Ke një dosje të vjetër në Kadastër? Ja çfarë ndryshon me vendimin e ri

    17.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

    17.09.2026

    KQZ e Ilirjan Celibashit manipulon tendera? APP i bllokon procedurën

    17.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.