Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Arben Ndreka, bosi i LUFRA hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit?

    Arben Ndreka, bosi i LUFRA hap kompani e fondacione: A po pastrohen paratë e skandalit të qumështit?

    Aktualitet Nga InfoNews06.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Arben Ndreka, bosi i LUFRA hap kompani e fondacione
    Arben Ndreka, bosi i LUFRA hap kompani e fondacione
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bosi i markës së mashtrimit me qumështin Lufra, Arben Ndreka, ka hapur një kartel kompanish dhe fondacionesh, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të mundshme pastrimi parash, produkt i aktivitetit kriminal kundër shëndetit të popullatës, duke shitur qumësht me kimikate dhe ujë, me etiketë ‘qumësht natyral’. Vitin e kaluar, Arben Ndreka, përmes kompanisë së Lufrës, ADG shpk, ka themeluar kompaninë e ndërtimit Borsh Bay, bashkë me dy hajdutët e tenderave publikë, çerrat nga Bishqethëmi i Lushnjës, Anea dhe Aldi Llazi.

    Arben Ndreka, bosi i LUFRA hap kompani e fondacione

    Reklamë

    Ndreka dhe Llazët kanë nisur lëvizjen për sigurimin e një toke të tjetërsuar publike me letra false në Borsh, me qëllim ndërtimin e një resorti. Përmes kompanisë pa kapital, synohet pastrimi në ndërtim i parave të korrupsionit me tendera dhe parave produkt i krimit ushqimor, duke shitur qumësht të përzier si qumësht natyral, si dhe nënproduktet e qumështit. Pas çerrave të tenderave Llazi fshihet një grup kriminal, ku nuk përjashtohet mundësia që në resortin e planifikuar të hidhen edhe paratë e drogës, shkruan Insajder.

    Ndërkaq, Arben Ndreka, qëndron edhe pas disa kompanive dhe fondacioneve të regjistruar në emrin e rrethit familjar. Stani shpk, LF HOLDING, Crown Secyrity Services, DHOMA EKONOMIKE E GRAVE TË SHQIPËRISË, DUKAT WATER, FONDACIONI BLEGTORIA DHE BUJQËSIA SHQIPTARE etj., janë disa nga kompanitë dhe fondacionet të bosit të Lufrës. Kompania e Lufrës (ADG shpk) rezulton me bilance modeste në raport me aktivitetin real. Dhjetë vite më parë fitimet ishin 100 deri në 200 mijë euro në vit, ndërsa vitet e fundit rezulton me rritje deri në 900 mijë euro në vit.

    Ndërkaq, fitimet e kompanisë Llazi shpk, edhe pse ka përfituar dhjetëra milionë euro tendera, arrijnë nga 200 deri në 600 mijë euro në vit. Të ardhurat nga të dy kompanitë janë të pamjaftueshme për të nisur ndërtimin e resortit në jug të vendit, ndërsa bankat janë tejet shtrënguese në dhënie e kredive nëse pas projektit nuk fshihen para të pista.

    Mashtrimi ‘Lufra’, krimi ndaj shëndetit

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës Lufra kanë në përmbajtje niseshte, qumësht pluhur, uji dhe sidomos vaj palme, madje aflatoksinë, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me natyrale dhe yndyrë qumështi natyral. Të njëjtin aktivitet kriminal kundër shëndetit të popullatës me qëllim fitimi ushtrojnë edhe kompanitë e tjera Erzeni, Mirel, Ajka, Gjirofarm etj.

    Arben Ndreka është një nga bosët e mafies së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në të gjitha analizat e kryera nga gazetarët investigativ, produket e markës Lufra dalin më të kontaminuarat me kimikate. Analizat reflektohen edhe në denoncimet e qytetarëve. “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale për qumësht të holluara me ujë, të skaduar dhe me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme kancerogjene.

    Për të rregulluar paksa reputacionin dhe për t’u dukur më të besueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se ‘është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona’. Në fakt kemi të bëjmë me një mashtrim. Lufra nuk ka as lopë dhe as dele. Ka vetëm fabrikë që bashkon kimikate, duke i shitur për qumësht, kos, dhallë, djathë, gjalp etj.

    Kontrollet e AKU, Lufra dhe Erzeni krime kundër shëndetit të shqiptarëve

    Nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se produktet e kontaminuara i përkasin dy prej markave më të njohura në vend: Lufra dhe Erzeni. Nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

    Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

    Kjo substancë është e njohur për efektet e saj kancerogjene dhe gjenotoksike, veçanërisht të rrezikshme për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt të qumështit.

    Miliona litra vaj palme në qumësht

    Çdo vit, në Shqipëri, futet përmes pikave doganore, rreth 3 milionë litra vaj palme. Në vitin 2024, Shqipëria importoi një sasi galopante prej 2.9 milionë litrash vaj palme, që u përdor masivisht në industrinë e përpunimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij.

    Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, kjo është një praktikë që po zëvendëson gjithnjë e më shumë përbërësit natyralë, në një përpjekje të industrisë për të përballuar mungesën e prodhimit vendas dhe kërkesën gjithnjë e më të lartë, sidomos gjatë sezonit turistik.Ekspertët sinjalizojnë se rënia drastike e numrit të gjedhëve në vend ka çuar në një krizë të prodhimit të qumështit të freskët. Përballë kërkesës në rritje, sidomos në periudhat e fluksit turistik, industria ka zgjedhur rrugën më të lirë, por më të rrezikshme: shtesat artificiale.

    Vaji i palmës, për shkak të kostos së ulët, përdoret për të rritur volumin e prodhimit dhe për të ulur çmimet. Por ky “kompromis ekonomik” sjell me vete rreziqe serioze për shëndetin publik, sidomos kur përdoret në mënyrë të fshehtë, pa transparencë në etiketim dhe pa kontrolle të mjaftueshme nga institucionet shtetërore.Rasti i vajit të palmës nuk është i vetmi që ka tronditur besimin e qytetarëve. Shqipëria është përballur me një sërë skandalesh ushqimore të përsëritura, nga mandarinat me pesticide te luleshtrydhet, mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë etj.

    Lufra përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., por edhe të biznesmenëve që mashtrojnë me qumështin dhe nënproduket e tij, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.

    Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

    Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë me pronarin e Lufra, Arben Ndreka, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.

    Rreth 800 mijë euro ka përfituar kompania kriminale Lufra nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë. Rreth 600 mijë euro ka përfituar nga buxheti i shtetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.