Arrestohet Feta Mataj! Bashkëshorti i drejtoreshës që vodhi lekët e postës.
Ndalimi i Feta Matajt, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës
Policia e Durrësit ka ndaluar sot Feta Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare, Filiali Durrës, Eliabeta Mataj.
Mataj, i cili pak kohë më parë ishte emëruar në detyrën e zv.drejtorit të Ndërmarrjes Komunale të Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë Durrës, është ndaluar nga strukturat e Krimit Ekonomik.
Ndalimi i tij vjen një ditë pasi policia nisi procedimin edhe ndaj djalit të tij, i cili dyshohet se goditi një punonjës policie.
Detajet mbi rrethanat e ndalimit dhe veprën për të cilën po hetohet Feta Mataj pritet të bëhen të ditura nga policia.

