Autor: InfoNews

Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO” sipas Ahmetajt Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një audiopërgjim të cilin pretendon se përbën dëshmi për një skemë të gjerë abuzimi me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve. Në intervistën e dhënë nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj e vendosi në qendër të denoncimeve biznesmenin Ron Yefet, kompaninë Timak Defense dhe atë që ai e cilësoi si “koncepti KAYO”. Sipas Ahmetajt, audiopërgjimi është regjistruar në janar të vitit 2026 dhe përfshin biseda që, sipas tij, lidhen me persona dhe kompani të përfshira në sektorin e…

Read More

Ahmetaj: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë për Çim Peka Live, hodhi akuza tepër të forta për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Ahmetaj theksoi se firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Ish-zv ministri nënvizoi se madje Rama e bëri këtë edhe me procedurë të përshpejtuar. Arben Ahmetaj theksoi se Lefter Koka është akuzuar për Eco Parkun, edhe pse kishte dy vite që kishte ikur si ministër. “Te Eco Parku, ka marrë para fëmija i kreut të organizatës. Imagjinoni të merrte Livia ime,…

Read More

“Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj denoncon se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është i përfshirë në trafikim armësh. Në një intervistë për “Çim Peka Live”, Ahmetaj komentoi edhe pseudonimin e Nufit, të cilit ia ka vëën ‘Ermal Raketa’ dhe ndau një episod nga komunikimet në Forcat e Armatosura. “Ermal Raketa, që atë ditë ka qenë zëvendëssekretar i përgjithshëm, që u bë kryetar i bordit të KAYOs, u bë ministër i Mbrojtjes. E mbani mend që zoti Peka, në intervistën e fundit, kam thënë që është ndërruar komandanti…

Read More

Audiopërgjimi trazon Delvinën/ Ahmetaj: Po tentojnë të grabisin gazin për Ron Yefet Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një tjetër audiopërgjim gjatë intervistës për “Çim Peka LIVE”, duke ngritur akuza për një përpjekje të dyshuar për marrjen e kontrollit mbi gazin e Delvinës. Sipas Ahmetajt, në audiopërgjim dëgjohet biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yefet në komunikim me dy persona, një ukrainishtfolës dhe një rusishtfolës. Ai pretendon se këta persona janë të përfshirë në një skemë që synon “grabitjen e Delvinës” dhe kalimin e saj në favor të Yefetit. Ahmetaj e lidhi këtë pretendim me atë që ai e quan “koncepti KAYO”, duke akuzuar…

Read More

Ahmetaj: Veliaj u bë tapë me Uiski për urdhërarrestin tim Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë intervistës në emisionin “Çim Peka Live”. Ahmetaj deklaroi se Veliaj kishte festuar me drejtorët e tij ditën kur ndaj ish-zëvendëskryeministrit ishte lëshuar urdhërarresti. “Erion Veliaj, ditën që ka dalë urdhri i arrestit për mua, ka hapur shishe uiski me drejtorët e vet, të cilët i bëri të gjithë koka turku”, deklaroi Ahmetaj. Sipas tij, Veliaj kishte shprehur bindjen se pas goditjes ndaj Ahmetajt nuk do të kishte më arrestime të tjera. “Tha: ‘Tani kryeministri s’ka…

Read More

Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar në emisionin “Çim Peka Live” një audiopërgjim, ku pretendon se dëgjohet biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yeffet duke biseduar me dy persona, njëri ukrainishtfolës dhe tjetri rusishtfolës. Në një prej momenteve të regjistrimit, personi që Ahmetaj identifikon si Yeffet dëgjohet duke deklaruar: “Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija”. Sipas Ahmetajt, biseda lidhet fillimisht me përpjekjet për të marrë nën kontroll gazin e Delvinës, përmes një skeme të…

Read More

Leje për kullë 12-katëshe në Tiranë, përfituesi i lidhur me vjehrrin e Lulzim Bashës TIRANË-Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është larguar nga skena politike pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa një histori e vjetër biznesi që lidhet me familjen e tij duket se rikthehet në vëmendje. Bëhet fjalë për Xhafer Isufin, vjehrrin e Lulzim Bashës, dhe biznesmenin Xhuvi Sharxhi, të cilët kanë pasur interesa të përbashkëta në ndërtim. Sipas dokumenteve të bëra publike nga Vox News, një tjetër pikë takimi mes emrave të lartë përmendur lidhet tashmë me një leje të re ndërtimi në Tiranë. Konkretisht bëhet fjalë për një…

Read More

Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi TIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri edhe pse i ndodhur në qelitë e paraburgimit në Francë, në Shqipëri kompania e tij vazhdon të fitojë miliona nga tenderat publikë. Beqiri është në pritje të ekstradimit, ku SPAK e ka shpallur në kërkim lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, por Jonaid Myzyri i OPB i ka ofruar një tjetër tender të AKSHI-t për shërbimin e internetit. https://info-news.al/pronari-ne-qeli-2-kompanite-e-ermal-beqirit-kacafyten/https://info-news.al/pronari-ne-qeli-2-kompanite-e-ermal-beqirit-kacafyten/ Konkretisht sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) me në krye Jonaid…

Read More

Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave TIRANË – Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Kocit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur për shkak të parave të call center-ave dhe kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë. Sipas dosjes hetimore, mësohet se në pyetje është marrë Eqerem Kërçiku. Pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, më 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Dosja hetimore…

Read More

SKANDALI/ Kulla te ‘Zyber Hallulli’: gjykata urdhëron hetim, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar procedim penal lidhur me pretendimet e trashëgimtarëve të Ismail Surelit mbi ish-Vilat Gjermane, pasuri e përfshirë në projektin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) për kampusin e ri të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe Korpusin e Inspektorateve. Projekti parashikon zhvendosjen e shtëpisë së fëmijës nga Rruga e Elbasanit te ish-Vilat Gjermane. Lirimi i truallit aktual do t’i hapte rrugë një kompleksi me tri kulla, deri në 35 kate, koncepti…

Read More