Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur Tiranë – Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit kanë marrë dëmtime në bark dhe në zonën e legenit. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Vijon…
Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i përcolli një mesazh të posaçëm Kuvendit të Shqipërisë në hapjen e sesionit të ri parlamentar. Në këtë mesazh, Kreu i Shtetit bëri thirrje për unitet politik me interes kombëtar, përmbushje të përgjegjësive ndaj qytetarëve, si dhe bashkëpunim për reformimin evropian të vendit. “Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet,…
Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tropojë, ku dy punonjës të Bashkisë kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kohës që ishin duke punuar. Nga incidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë punës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota se si punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që…
Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku përveç detit në ngjyrë blu të kthjellët, dhjetra hotele dhe resorte konkurrojnë me njëri-tjetrin me ofertat e pasura kulinare dhe mundësitë për argëtim dhe pushim. Por më 3 shtator, njëri prej tyre, Regina Palm, u shndërrua në një skenë krimi që të sjell ndërmend “Perëndimin e Egër” në Amerikën e shekullit XIX. Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta Group” hyri në ambientet e hotelit Regina Palm i shoqëruar…
Valon Ademi i aeroportit të Vlorës i del emri edhe te Smart City? Ahmetaj: O Valon ki kujdes… Arben Ahmetaj: Valon Ademit i del fytyra edhe te “Smart City” Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj ka renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, përbëjnë afera të dyshuara dhe raste që nuk janë hetuar sa duhet nga drejtësia. Në deklaratat e tij, Ahmetaj tha se për disa prej këtyre rasteve disponon dosje, llogari dhe materiale që, sipas tij, i janë dërguar nga persona të ndryshëm. Një prej emrave të përmendur prej tij ishte Valon Ademi, të cilin Ahmetaj e lidhi me projektin e Aeroportit…
Mol: 4iG është shkatërruar Aksionet e grupit hungarez 4iG u përballën me një rënie të fortë në Bursën e Budapestit të premten, vetëm një ditë pasi agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Scope Ratings njoftoi se kishte vendosur vlerësimin e kompanisë nën rishikim për një ulje të mundshme. Në mbyllje të sesionit të 4 shtatorit, aksioni i 4iG ra 9.4%, duke zbritur në 1,640 forinta. Gjatë paradites, rënia kishte arritur rreth 7.8%. Të dhënat u raportuan nga media financiare hungareze Világgazdaság, e cila e lidhi drejtpërdrejt lëvizjen e aksionit me njoftimin e Scope Ratings. Rënia e 4iG ishte veçanërisht e…
4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings TIRANË – 8 shtator 2026 – Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Scope Ratings ka vendosur vlerësimet e grupit hungarez 4iG nën rishikim për një ulje të mundshme (“Under Review for a Possible Downgrade”), në një zhvillim që shton presionin mbi kompaninë dhe ngre pikëpyetje për perspektivën e saj financiare. Vendimi i Scope vjen në një moment kur 4iG po përballet me pasiguri të reja në Hungari, pas njoftimit të qeverisë së re për rishikimin e kontratave të lidhura me grupin. Vetë 4iG konfirmoi më 3 shtator se…
Plas arma në Shkodër! Vritet 24 vjeçari, plagoset babai i tij! SHKODËR – Një sherr mes tre personave ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe pistoletës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas policisë, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj babë e bir, 63-vjeçarit Qamil Luli dhe 24-vjeçarit Ylber Luli, pas një konflikti për motive ende të paqarta. Si pasojë e të shtënave, 24-vjeçari Ylber Luli ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital. Edhe babai i tij, 63-vjeçari Qamil Luli, ka…
Sherri Luan Muça – Vasil Bedinaj, AZHT bën fajtor Kadastrën për konfliktin pronësor në Palasë Përplasja mes sipërmarrësit të njohur Luan Muça dhe hotelierit Vasil Bedinaj në Radhimë ka prapa një skandal i rëndë administrativ që implikon drejtpërdrejt Agjencinë e Kadastrës. Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e drejtuar nga Adelajda Roka ka, informuar sot mediat se ajo nuk është përgjegjëse për konfliktin. Muça pretendon se konflikti nisi pikërisht pasi zbuloi se mbi një pronë që ai thotë se e kishte blerë, po promovohej një projekt tjetër. “Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje…
Ahmetaj: T-MAC Defense po thith paratë e buxhetit, 947 mln lekë paradhënie Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar denoncimet e tij gjatë intervistës për “Çim Peka LIVE”, duke vënë në qendër të deklaratave kompaninë T-MAC Defense dhe mënyrën se si, sipas tij, po përdoren fondet e buxhetit të shtetit. Ahmetaj prezantoi të dhëna financiare që pretendon se i përkasin kompanisë, duke argumentuar se ato tregojnë një varësi të madhe nga paratë publike. Sipas tij, T-MAC Defense ka vetëm 14 punonjës, ndërsa aktivet afatshkurtra arrijnë në rreth 947 milionë lekë. Sipas interpretimit të Ahmetajt, këto shuma nuk përfaqësojnë investime të drejtpërdrejta…