Një operacion për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.
Emigrantë të paligjshëm
Burime për InfoNews.al bëjnë të ditur se në kuadër të këtij operacioni, me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë arrestuar 4 persona, si të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë arrestuar katër persona, të identifikuar si Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat. Ndërkohë, një person i pestë është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar. Në orët në vijim priten të tjera detaje për operacionin, personat e arrestuar dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.

