Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Editorial»Cubat që sot rrahin vajzat, nesër do rrahin nënat

    Cubat që sot rrahin vajzat, nesër do rrahin nënat

    Editorial Nga InfoNews01.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Alban Tufa

    Tre djem rrahin një vajzë. Me grushte dhe shqelma. Pse? Ngaqë nuk iu hapi rrugën. Tre djem që janë rreth të njëzetave. Tre djem të cilët supozohet janë rritur nga prindër (njëri së paku), kanë shkuar në kopsht, mandej kanë shkuar në shkollë (minimalisht deri në moshën 14 vjeç, kaq e kemi detyrim), ndërkohë kanë takuar njerëz, janë rritur nëpër lagje, kanë miq, shokë, halla, teze, dajallarë, mixhallarë, kushërinj dhe kushërira. Pra, asnjëra nga këto hallka nuk ia ka dalë dot t’i edukojë. Së paku të dinin që një vajzë nuk rrihet. Kaq e pamundur të ketë qenë? Edukimi nuk mund të mos përhapet. Nuk mund të jetë gjë kaq e ndryrë? Butësia, njerzillëku nuk mund të mos përhapet. A mos vallë kështu t’i kenë patur edhe njerëzit me të cilët janë rritur? Në mos të gjithë, një pjesë të mirë besoj që po.

    Reklamë

    Lë të imagjinojmë pak. Të tre këta djem vitin tjetër martohen. Logjika e do të marrin motrën, bijën apo mbesën e dikujt për grua. Kujt i shkon mendja që njëri nga këta do të merret vesh me të nëpërmjet gjuhës? Vështirë. Mandej do të lindin fëmijë. Do të rrisin fëmijë. Ata do të bëhen pak a shumë si prindërit e tyre. Zakonisht fëmijët nuk bëhen diç shumë e ndryshme se prindërit. Ja, pra, siç e do matematika brutaliteti shumëfishohen kollaj.

    Sipas Kanunit të Nandë Maleve (i Dibrës), kur ngrihet një grua, ulen njëqind pushkë. Ideja është që nëse në një konflikt ndërhyn një grua ai duhet të shuhet me doemos. Për mënyrën se si ecet në rrugë, kodet zakonore e përcaktojnë pak a shumë kështu: burri ecën disa hapa para gruas. Kjo për arsye se nëse qitet pushkë, të vritet burri dhe të jetojë gruaja. Por, në Don Bosko, një grua nuk ul dot as dymbëdhjetë gjymtyrë. Përkundrazi, këto gjymtyrë i mëshojnë asaj, tek e rrotullojnë si me qenë thes leckash.

    Imagjino të lësh tët bijë në besën e këtyre burrave.

    Nazim Hikmet thotë: “Gruaja është si uji: e brishtë për syrin, e butë për dorën, e pathyeshme për jetën”. Këta djemtë që i ishim sulur si çakejtë një sorkadheje, pas gjase nuk kanë mbërritur kurrë deri te vargjet e Hikmet. Vargjet që ata dinë nuk e kanë kaluar repertorin e Stresit, Noizyt apo Don Xhon, edhe pse (e lemë të hapur mundësinë), mund të kenë prekur fare pak nga maniera e politikanëve tanë në Instagram/Tik-Tok. Dikush nga ju mund të thotë se kjo që po thua është diç periferike. Ndoshta po. Por hajt e na e mbushni mendjen që pavetëdija nuk nxjerr vetëm se atë me çka është ushqyer në mënyrë të pandalshme dhe të pasosshme.

    Brutaliteti i tyre tregon shumë për djemtë shqiptarë që prej kohësh nuk kanë pikë lidhje me të shkuarën, pra nuk kanë kurrfarë burrnie (etikë a urtësi malësori e kam fjalën) dhe nuk kanë asnjëfarë delikatese të dalë nga qytetërimi (si civilizim). Kësisoj na del se fëmijët që po rrisim nuk kanë lidhje me të shkuarën, as me të tashmen e aq më pak me të ardhmen. Atëherë për kë po i rrisim? Çfarë gjëje do t’i shërbejnë? Si do na reflektojë pasqyrimi?

    Le të shohim shumë shkurt dy gjera (brutalitetin dhe delikatesën) rreth rinis sonë nga të cilat kanë vetëm njërën: brutalitetin.

    Brutaliteti është e kundërta e delikatesës. Brutaliteti është kafshëror, delikatesa është njerëzore. Brutaliteti është primitiv, delikatesa është qytetërim. Brutaliteti është egoizëm, ndërsa delikatesa është empati. Delikatesa ndërtohet me komunikim, me shembull, me art (sidomos me art). Ndërsa brutaliteti ndërtohen me mos komunikimi, me mungesë dhe sidomos me banalitet.

    Pra delikatesa kërkon kohë për t’u kultivuar te një njeri. Veç kujdes, mos mendojmë se dhuna, agresiviteti dhe brutaliteti janë të aty për atyshme. Simone de Beauvoir thotë se “Dhuna nuk është kurrë spontane, ajo është gjithnjë një strukturë që njeriu e ka ndërtuar.”. Kësisoj këta djem janë të mirë stërvitur me këto gjëra. Kushedi se sa shokë shkolle dhe lagje kanë rrahur (ose kanë dashur t’i rrahin), kushedi se sa herë kanë rrahur motrat dhe vëllezërit e tyre, ose së paku kushedi se sa herë i kanë parë prindërit e tyre t’i zgjidhin gjërat në këtë formë.

    Me një vëzhgim të thjeshtë e kupton se shoqëria jonë është shformuar në atë farë feje tashmë thuajse të pandreqshme.

    Djem që nuk respektojnë radhën në kasa marketesh, në banka, në shërbime të ndryshme. Djem që shfryjnë e turfullojnë si derrat në baltë, ngase iu ka humbur tërësisht durim që s’e kanë kalitur kurrë. Djem që iu plasin dyert në fytyrë (në kuptimin e parë) vajzave, grave dhe plakave, teksa dalin lokaleve. Djem që i lirojnë vendin askujt në urban, në stola, në vendpushime, etj. Djem që kur shohin një moshatar me lule, me libër, me qese fruta/perimesh e qeshin dhe përqeshin. Djem që në ligjërimin e tyre në çdo dy fjalë njërën e kanë organ gjenital (ose të sharë).

    Mandej vajzat. Vajza që e kanë humbur vajzërinë (jo atë që mendoni), finesën dhe brishtësinë. Vajza që e trashin zërin dhe shajnë me keq se burrat. Vajza që teksa ngasin makinën teksa një dorë e kanë në celular dhe një tjetër në cigare elektronike. Vajza që kapen për flokësh me shoqet e tyre te qoshja lagjes. Vajza (13-14 vjeç) që pinë hashash te cepi i pallatit.

    Kush i ka fajet?

    Prindërit që nuk ia kanë idenë e monstrave që rrisin (spanjollët e kanë trajtuar shumë gjerë e gjatë ketë temë në filma: shikoni “Your Son”/Tu hijo). Herë moskoçarje ndaj fëmijës së tyre, e herë dashuri deri në verbëri sikur po rrisin engjëj.

    Lagjja që thuajse nuk ekziston. Kur unë isha fëmijë, më shumë “jam rritur” në lagje se sa brenda në shtëpi. Që këtu njeriu përballet me të ndryshmit, me tjetrin, dhe krijon të parat lidhje.

    Shkolla që nuk mëson më as moralin, as respektin, as dashurinë, as butësinë, madje as dijen (siç duhet).

    Media teksa na jep modelet e kërcitjes së shpullave në emisione prime-time. George Gebner i ka shpjeguar këto gjëra me Teorinë e Kultivimit.

    Policia dhe gjyqësori, herë duke toleruar dhënën e herë duke mos ndëshkuar apo duke fshehur fajtorët.

    Në fund, politika (këtë rast qeveria) që i ka hyrë prej kohësh uji nën petka dhe nuk shqetësohet aspak se çfarë ndodh me këto hallka sociale të lartpërmendura.

    Deri kur të zgjohemi fëmijët tanë do të rrahin edhe nënat e tyre.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Bota

    Inxhinierë: Diploma që konsiderohej “e sigurt” nuk garanton më një punë

    05.10.2026
    Editorial

    BE-ja në Shqipëri: mes pritshmërive, miteve dhe dezinformimit që prodhon politika

    15.09.2026
    Aktualitet

    Pse Tirana vazhdon të digjet nën bekimin e korrupsionit

    15.04.2026
    Editorial

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025
    Editorial

    Abdi Baleta, zemra që rrahu vetëm për kombin!

    20.09.2025
    Aktualitet

    Denoncimi alarmant i emigrantit shqiptar: Shkova në Çamëri dhe përfundova 4 orë në komisariatin e Igumenicës

    31.08.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.