Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    Aktualitet Nga InfoNews02.10.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!
    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Infonews ka siguruar ekskluzivisht foton e sendit të dyshimtë, i cili u gjet pranë një biznesi në Peshkopi, pas kërcënimit ndaj pronarit të subjektit për pagesën e 50 milionë lekëve ndryshe do ti hidhte karburantin në erë!

    Sendi, i cili fillimisht u dyshua se ishte një minë me telekomandë, është ekzaminuar nga specialistët dhe, sipas informacioneve paraprake, nuk rezultoi të kishte lëndë plasëse.

    Reklamë

    Gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku pronari Zija Shulku i një biznesi privat një pike karburanti, është kërcënuar se subjekti i tij do të hidhej në erë nëse nuk paguante shumën prej 50 milionë lekësh.

    Sipas të dhënave të siguruara, pronari kishte marrë një mesazh kërcënues. Pas verifikimeve, numri nga i cili ishte dërguar mesazhi rezultoi të ishte i lidhur me një kuti picerie.

    Pas konstatimit të pakos së dyshimtë, Policia rrethoi menjëherë zonën dhe vendosi një perimetër sigurie, i cili u mbajt nën kontroll për rreth tre orë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

    Në vendngjarje mbërritën edhe specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët kryen procedurat e nevojshme për ekzaminimin dhe neutralizimin e sendit të dyshimtë.

    Për shkak të situatës, disa subjekte pranë zonës së karburantit u mbyllën përkohësisht, ndërsa qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi përmes unazës së Peshkopisë.

    Pas konstatimit të pakos, Policia ka nisur menjëherë hetimet.

    Në kuadër të hetimeve janë shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të kërcënimit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: "I dua Bitcoin..."/ Zbardhet në kohë rekord gjobvënia në Dibër! Autori u rikthye në vendngjarje, ja si e kapi policia - InfoNews Albania

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.