Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin Dod Legisi rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Ervis Qose rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Dod Legisi Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

