Budapest – Grupi hungarez 4iG ka njoftuar dy largime nga organet drejtuese brenda një periudhe të shkurtër, zhvillime që vijnë përpara mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve të planifikuar për 30 tetor.
Më 1 tetor, kompania njoftoi se László Blénessy kishte dhënë dorëheqjen nga bordi drejtues për arsye personale. Sipas njoftimit zyrtar, 4iG e falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë viteve në kompani.
Pesë ditë më vonë, më 6 tetor, 4iG njoftoi një largim të dytë. Pafféri Zoltán Lajos dha dorëheqjen nga bordi mbikëqyrës, me efekt nga 5 tetori.
Dy njoftimet janë bërë publike në bursën e Budapestit. Në komunikimet e saj, kompania nuk ka deklaruar se këto largime lidhen me shqyrtimin e kontratave shtetërore në Hungari dhe as nuk ka bërë të ditur ndonjë shkelje të lidhur me to.
Kaos te pronarët e One Albania, Plasin largimet e drejtuesëve te 4iG
Megjithatë, largimet vijnë në një moment kur qeveria hungareze po shqyrton marrëdhëniet kontraktuale dhe financiare të 4iG me shtetin, ndërsa grupi përgatitet për mbledhjen e jashtëzakonshme të aksionarëve në fund të muajit.
Mbledhja e 30 tetorit pritet të sjellë më shumë qartësi mbi përbërjen e ardhshme të organeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të kompanisë.


