I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Valentin Ftoni, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa dekadash në arrati.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Shërbimin e Marshallëve Amerikanë, Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe autoritete të tjera ligjzbatuese.
Ftoni dyshohet se ka përdorur identitete të ndryshme gjatë viteve për t’iu shmangur drejtësisë dhe për të fshehur vendndodhjen e tij.
Ai dyshohet për përfshirje në disa vrasje, ndërsa në Shqipëri rezulton i dënuar me 25 vite burg.
Valentin Ftoni, i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është përmendur ndër personat e kërkuar nga autoritetet shqiptare. Sipas raportimeve mediatike, ai lidhet me vrasjen e Behar Becajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në lagjen Guerrile të Shkodrës, dyshohet për motive gjakmarrjeje.
Arrestimi i tij vjen pas një periudhe të gjatë kërkimesh nga autoritetet ligjzbatuese.

