Kamëz – Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bathore, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05, në lagjen nr. 1, ku një sasi e dyshuar plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Xhelal Kurti, rreth 55 vjeç.
Kush ia vuri tritolin Xhelal Kurtit në Bathore
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë hyrjes së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e dyshuar.

