SKANDAL SHTETËROR! Telefoni i Gys Agasit merr në qafë grupin e tij, arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH, kontrolle te ish-Kryepolici
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke vendosur njëkohësisht pezullimin e saj nga detyra.
Ndërkohë, me urdhër të SPAK-ut, po zhvillohen kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Aksioni nuk është kufizuar vetëm tek ish-kryepolici, pasi kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e personave të tjerë.
Sipas të dhënave paraprake, zhvillimet lidhen me një fraksion të hetimeve për dosjen e AKSHI-t dhe biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar më 26 gusht, pas disa muajsh në kërkim. Hetimet drejtohen nga prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Sipas lëndës hetimore të grumbulluar nga BKH, rezulton se drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtuesja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni, të cilët kanë qënë në krye të luftës kundër krimit dhe guarantimit të sigurisë kombëtare, kanë takuar disa herë në zyrën e Ergys Agasit dyshohet për t’i dhënë informacione sensitive nga aktiviteti i sektorëve që ata mbulonin.
Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, kur ishte në krye të Shërbimit Sekret të Kosovës, u shkarkua nga detyra me vendim të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, për shkak se dyshohej se jepte information sekrete drejt krerëve të partive politike, biznesmenëve, eksponentëve të krimit dhe shërbimeve të vendeve jo mike. Megjithatë, Edi Rama and emëroi Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë.
Nga ana tjetër në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku, i cilësuar në raportimet mediatike si një nga njerëzit e besuar të Prodës. Ai drejtonte automjetin “Audi RS6”, me të cilin po udhëtonte Agasi kur u ndalua nga forcat e Policisë në zonën e Plepave, në Durrës.
Shpataraku ishte shkarkuar më herët nga radhët e Policisë, ndërsa më 6 gusht ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi, ku dyshohet se kishte kërcënuar punonjësit.
Prokurorët dyshojnë se gjatë kontrolleve mund të gjenden prova që lidhen me hetimin. Këqyrja e telefonave të sekuestruar pas arrestimit të Ergys Agasit dyshohet se u ka siguruar hetuesve të dhëna për persona të tjerë.
Aksioni ka përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta të administratës. Për shkak se kontrollet vijojnë, ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet për personat e përfshirë dhe objektin e plotë të hetimit.
SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vijim.

