Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»“Ulni çmimet…”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit të Denar Bibës

    “Ulni çmimet…”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit të Denar Bibës

    Aktualitet Nga InfoNews06.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    “Ulni çmimet...”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit të Denar Bibës
    “Ulni çmimet...”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit të Denar Bibës
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kanë kaluar 74 ditë nga vendimi i Komisionit të Konkurrencës që detyron Vodafone Albania dhe One Albania të ndërmarrin një sërë masash në favor të konsumatorëve, ndërsa afati 90-ditor i përcaktuar për disa prej detyrimeve po shkon drejt fundit.

    One dhe Vodafone Albania

    Reklamë
    “Ulni çmimet...”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit e Konkurrencës
    “Ulni çmimet…”/ Asnjë reagim nga One dhe Vodafone Albania pas urdhrit e Konkurrencës

    Vendimi nr. 1307, datë 24 korrik 2026, erdhi pas një hetimi të thelluar të Autoritetit të Konkurrencës në tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Autoriteti konstatoi, ndër të tjera, rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri të lartë mes paketave, reduktim të ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore.

    Vepruan si “kartel” me çmimet e ofertave! Goditet One Albania dhe Vodafone: 90 ditë afat

    Mes masave të vendosura është detyrimi që të dy operatorët, brenda 90 ditëve, të ofrojnë paketa të veçanta dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç.

    Po ashtu, Autoriteti ka përcaktuar se paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm në aplikacione apo kanale digjitale. Operatorët duhet gjithashtu t’u japin abonentëve mundësinë për të kaluar në një paketë më të lirë pas përfundimit të kontratës, pa penalitete apo pengesa të pajustifikuara.

    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë

    Megjithatë, 74 ditë pas miratimit të vendimit, në kanalet publike të kompanive nuk janë afishuar në mënyrë të qartë masat e reja të kërkuara nga Autoriteti, përfshirë paketat e veçanta të parashikuara për pensionistët dhe studentët.

    Kjo ngre pikëpyetje mbi ecurinë e zbatimit të vendimit, veçanërisht duke pasur parasysh se nga afati 90-ditor kanë mbetur vetëm 16 ditë.

    Kompanive iu kërkua transparencë
    Vendimi nuk kufizohet vetëm te paketat e reja. Vodafone Albania dhe One Albania duhet gjithashtu të njoftojnë individualisht abonentët, të paktën 30 ditë përpara, për çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketave.

    Çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove, ndërsa dokumentacioni përkatës duhet të ruhet për një periudhë pesëvjeçare.

    SKANDALI me numrat e SHISH, rrodhën nga Vodafone Albania/ Drejtori i AKSK, Minga: Hakerim i të dhënave

    Autoriteti ka parashikuar gjithashtu masa për rritjen e transparencës së kontratave dhe për lehtësimin e zgjedhjes së konsumatorit.

    A janë zbatuar detyrimet?
    Pyetja kryesore tashmë është nëse dy operatorët i kanë përmbushur realisht detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës apo nëse një pjesë e tyre mbetet ende për t’u zbatuar.

    Për këtë arsye, u jemi drejtuar Vodafone Albania dhe One Albania me kërkesë për të konfirmuar nëse të gjitha detyrimet janë zbatuar plotësisht, pjesërisht apo nëse ka masa ende të pazbatuara, si dhe nëse kompanitë kanë dorëzuar pranë Autoritetit të Konkurrencës dokumentacionin që provon zbatimin.

    Përgjigjja e tyre do të jetë thelbësore për të kuptuar nëse vendimi i Konkurrencës ka kaluar nga letra në praktikë.

    Ndërkohë, ora po ecën: 74 nga 90 ditët kanë kaluar dhe kanë mbetur vetëm 16 ditë nga afati i përcaktuar për zbatimin e masave.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.