Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho paraqiten në SPAK

    Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho paraqiten në SPAK

    Aktualitet Nga InfoNews08.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho paraqiten në SPAK
    Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho paraqiten në SPAK
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Viola Haxhiademi dhe Ergys Verdho paraqiten në SPAK. Viola Haxhiademi, aktualisht drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), dhe Ergys Verdho, drejtor i Hekurudhave Shqiptare, janë paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku kanë dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

    Verdho është paraqitur i vetëm në ambientet e SPAK, pasi është thirrur për t’u pyetur lidhur me dosjen që po hetohet nga prokurorët e posaçëm. Megjithatë, ende nuk dihet nëse pyetjet ndaj tij janë përqendruar te veprimtaria e Hekurudhave Shqiptare apo te procedurat e tenderimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

    Reklamë

    Ndërkohë, Viola Haxhiademi, e cila ka mbajtur më parë postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është marrë në pyetje edhe në raste të mëparshme nga SPAK për këtë çështje.

    Emri i saj është përfshirë gjithashtu në kontrollet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Në dhjetor të vitit 2025, agjentët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e Haxhiademit, në kuadër të hetimeve për tenderët publikë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.

    Haxhiademi ka shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Belinda Balluku. Ajo është përshkruar si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të ish-zëvendëskryeministres.

    Hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë përqendruar në procedura të ndryshme tenderimi dhe në verifikimin e marrëdhënieve mes zyrtarëve publikë dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.

    Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmive të dhëna sot nga Haxhiademi dhe Verdho, apo mbi statusin e tyre procedural në këtë çështje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026
    Aktualitet

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026
    Aktualitet

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit, një i ri i goditur në gjoks

    17.10.2026

    AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I TIRANËS NË FUNKSIONALITET TË PLOTË!

    17.10.2026

    U përplas dhunshëm në tokë nga polici gjatë protestës, motra e të riut: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore

    17.10.2026

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.