Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Aktualitet Nga InfoNews11.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Detaje të reja janë siguruar nga InfoNews për sa i përket hetimit të Autoritetit të Konkurrencës ndaj bankave kryesore në vend, nën dyshimin se kanë shkelur nenin 4 dhe nenin 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

    Reklamë

    Hetimi për praktikat e sigurimit të jetës së detyrueshme
    Hetimi ka të bëjë me praktikat e ndërmjetësimit për shitjen e një police sigurimi jete, të cilën bankat ua kërkojnë me detyrim kredimarrësve të caktuar, përfshirë edhe kredimarrësit e kredisë për shtëpi.

    Kjo police sigurimi ka për qëllim të garantojë që një kompani sigurimi do të paguajë kredinë në rast se kredimarrësi ndërron jetë pa e shlyer atë.

    Të ardhurat nga sigurimi i jetës – 1.64 miliardë lekë
    Ky është një produkt që, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, realizon të ardhura bruto për kompanitë e sigurimeve në masën 1.64 miliardë lekë (rreth 16 milionë euro).

    Çfarë parashikojnë nenet 4 dhe 9 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës
    Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ndalon dy ose më shumë operatorë në të njëjtin treg që të bien në marrëveshje me njëri-tjetrin për të kufizuar konkurrencën, për shembull përmes caktimit të çmimeve të njëjta, kufizimit të sasisë apo vendosjes së kritereve të tjera kufizuese për konsumatorin.

    Neni 9 i ligjit ndalon kompanitë, të cilat vlerësohen se kanë fuqi dominuese në treg, nga abuzimi me këtë fuqi dominuese.

    EKSKLUZIVE/ Dokumentet zyrtare, si nisi hetimi për Raiffeisen Bank për shkelje të konkurrencës dhe loja me SIGAL-in e Avni Ponarit

    Rasti Raiffeisen Bank dhe Sigal Life
    Një rast konkret ku dyshohet për shkelje: nga hetimi rezulton se Raiffeisen Bank ka përzgjedhur vetëm Sigal Life si kompani partnere për sigurimin e jetës, duke i kufizuar klientët nga mundësia për të zgjedhur ofertën më të favorshme në treg.

    Në dokumentet e siguruara nga InfoNews.al, theksohet se për kreditë konsumatore, komisioni i aplikuar ndaj Sigal Life është:

    50% e primit të arkëtuar për “paketën standard të sigurimit”

    45% e primit të arkëtuar për “paketën ekstra”

    Gjatë periudhës së hetuar, janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm me Sigal Life, që përfaqëson 90% të tregut të sigurimit të jetës për të gjitha kreditë pranë Raiffeisen Bank. Kjo tregon një situatë të dominimit të njëanshëm të tregut dhe ngre pyetje të forta për konkurrencën e ndershme.

    Sigurimi i jetës së debitorit – produkt i detyrueshëm
    Sigurimi i jetës së debitorit është një produkt sigurimi që u shitet me detyrim kredimarrësve, për llogari të sigurisë së bankave, për shlyerjen e kredisë në rast se kredimarrësit i ndodh një fatkeqësi.

    Rreth 118 mijë shqiptarë blenë një police të tillë sigurimi gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    Rritje dramatike e tregut të sigurimit të jetës
    Të dhënat e AMF tregojnë se numri i shqiptarëve që është detyruar të blejë një police sigurimi për jetën e debitorit është dyfishuar, nga 59 mijë vetë në vitin 2019, në 118 mijë në vitin 2024.

    Të ardhurat nga shitja e policave të sigurimit të kësaj klase janë rritur me 112%, gjë që tregon se edhe çmimi mesatar i policës së shitur është rritur.

    Norma fitimi deri në 90% për kompanitë e sigurimit
    Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit në vitin 2024 ishin vetëm 10% e primeve të paguara. Kjo do të thotë se kompanitë e sigurimeve shijojnë norma fitimi bruto në masën 90% për këtë produkt, një shifër që sugjeron shkallë të ulët konkurrence në treg dhe dëm për konsumatorët.

    Përgjatë periudhës 2019–2024, shqiptarët kanë paguar 6.6 miliardë lekë për polica sigurimi të jetës së debitorit, ndërsa kompanitë e sigurimeve kanë paguar 843 milionë lekë dëme, ose vetëm 12% të të ardhurave.

    Bankat nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës
    “Sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003, ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003,” – thuhet në njoftim.

    /InfoNews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Aktualitet

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.