Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    Aktualitet Nga InfoNews23.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    700 kg u kapën! Eldi Dizdari komunikon me Mand Pacanin: A i pe lajmet…është e jona! Kam frikën mos kanë përgjuar Sky Ecc

    ////

    Reklamë

    Episodi i parë: Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, rreth 700 kilogramë kokainë, e sekuestruar më 11 maj 2020 në portin e Waasland (Antwerp)

    Referuar të dhënave të përfituara nga komunikimet në platformën Sky ECC, të zhvilluara mes PIN-it RG1C1D, i përdorur nga shtetasi Salvatore Aliu, PIN-it CCNKHP, i përdorur nga shtetasi Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, si dhe PIN-it VYU326, i përdorur nga shtetasi Armando Pacani, rezulton organizimi i këtyre shtetasve për trafikimin e një sasie prej rreth 700 kilogramësh kokainë.

    Lënda narkotike u sekuestrua më 11 maj 2020 në portin e Waasland (Antwerp), Belgjikë, dhe u gjet në një kontejner me pjesë këmbimi automjetesh, i cili ishte shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

    Lidhur me këtë sekuestrim, rezulton se më 31 gusht 2020, Salvatore Aliu dhe Eldi Dizdari kanë komentuar në një grup Sky ECC, të krijuar nga Armando Pacani me kodin VYU326.

    CCNKHP: “A e pe lajmin?”

    RG1C1D: “Po, ku është ajo vlla, se është e njëjta.”

    CCNKHP: “613 ka qenë, data 11 maj. E kanë kapur. Kuti nga Kina, çdo detaj.”

    RG1C1D: “Ah, e jona.”

    Sipas materialit hetimor, kjo bisedë përputhet me përmbajtjen e një e-maili, nga i cili rezulton se sasia prej 698.60 kilogramësh kokainë është gjetur në një kontejner të ardhur nga Kina.

    Nga analizimi i komunikimeve mes Denis Matoshit alias Eldi Dizdari (CCNKHP, LTMXI2), i njohur me nofkat “Alduthi”, “Tokyo”, “Maca”, “El Diablo” dhe “Serbio”, si dhe Salvatore Aliut (RG1C1D), rezulton se ata kanë mbajtur kontakte të rregullta në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

    Sipas hetimeve, Eldi Dizdari ka bashkëpunuar me Salvatore Aliun në organizimin e dërgesave me kokainë nga Ekuadori drejt porteve evropiane. Bashkëpunimi ndërmjet tyre ka vijuar si para ashtu edhe pas arrestimit të Dizdarit në Dubai, në shtator të vitit 2020.

    Referuar komunikimeve të administruara, rezulton se Dizdari dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të cilët identifikohet edhe Armando Pacani, i kanë dërguar Salvatore Aliut shuma prej miliona eurosh në vende të ndryshme, si Ekuadori, Kolumbia, Italia dhe Shqipëria, si pagesë për kokainën e siguruar dhe dërguar nga Aliu për llogari të Dizdarit.

    Në komunikimet e regjistruara ndërmjet Aliut dhe Dizdarit gjatë periudhës 20–29 gusht 2020, evidentohen rolet që, sipas hetuesve, kanë pasur të dy shtetasit. Salvatore Aliu paraqitet si organizator dhe sigurues i ngarkesave me kokainë, ndërsa Eldi Dizdari si porositës dhe financues i tyre.

    Sipas dosjes hetimore, porositë e Dizdarit kanë qenë në sasi të konsiderueshme, që arrinin deri në tonelata. Gjithashtu, ai pretendon se dispononte rrugë të sigurta për nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti i Antwerpit dhe porte të tjera evropiane.

    Në një komunikim të datës 28 gusht 2020, Dizdari i shkruan Aliut se mund t’i dërgonte sasi të pakufizuara kokaine, duke pretenduar se kishte kapacitet të përballonte deri në 10 ton kokainë në javë në tregun evropian.

    Në një tjetër komunikim të përgjuar në platformën Sky ECC, dy persona të dyshuar nga autoritetet si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike shfaqin shqetësime se komunikimet e tyre mund të jenë komprometuar.

    Gjatë bisedës, ata diskutojnë për mundësinë që mesazhet të jenë kapur para se ngarkesat të mbërrijnë në port, ndërsa njëri prej tyre ngre dyshime se edhe vetë platforma Sky ECC mund të jetë vënë nën mbikëqyrje nga autoritetet. Më tej, bashkëbiseduesit diskutojnë përdorimin e pajisjeve dhe aplikacioneve të tjera të koduara për komunikim, duke shprehur shqetësimin se numri i përdoruesve po rritej dhe se kjo mund të rriste rrezikun e zbulimit.

    Në fund të bisedës, njëri prej tyre shprehet se ishte i detyruar të mbante disa telefona njëkohësisht për të menaxhuar komunikimet, duke lënë të kuptohet nivelin e lartë të kujdesit që tregonin për ruajtjen e fshehtësisë së kontakteve të tyre.

    Bisedë e transkriptuar sipas komunikimeve:

    U326: Sa ma kapën këtë?

    U326: Po praa, se s’ka mundësi.

    U326: Pzzz.

    U326: A Sky, them unë.

    Përdoruesi tjetër: T’u mi kap rrugëve pa i futur në port.

    U326: Atë Cyber?

    U326: E përdor ti?

    U326: Po pra, po duhet me nda kë do përdorim.

    U326: Apo Cyber-i?

    U326: Se na janë bërë shumë.

    U326: Po atë më mirë.

    U326: Mos na bëhen shumë.

    U326: A është i mirë ai?

    U326: Do e vë të ri.

    U326: Se shumë po e marrin.

    U326: Do filloj me mbajt çantë tani, vlla, me 4-5 telefona.

    U326: S’kemi ç’bëjmë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.