Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    16.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Si u bë biznesmen Orges Birçaj i kamofluar pas Top Seven

    Si u bë biznesmen Orges Birçaj i kamofluar pas Top Seven

    Aktualitet Nga InfoNews15.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Si u bë biznesmen Orges Birçaj i kamofluar pas Top Seven

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) në një operacion të befasishëm ka lëshuar 20 masa sigurie, mes tye ‘arrest me burg’ për disa emra të njohur biznesmenë e pronarë të mëdhenj. Disa prej masave ende nuk janë ekzekutuar për disa prej tyre, pasi të përfshirët, dyshohet se mund të ndodhen jashte shtetit.

    Reklamë

    Listës së biznesmenëve të goditur këtë të premte nga SPAK, i bashkohet edhe Orges Birçaj. Ky i fundit, i njohur si pronari i biznesit të makinave “Top Seven”, është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin e tij.

    Në qendër të këtij operacioni janë pikërisht këta emra, të cilët, sipas hetimeve, dyshohen për pastrim të parave në shuma të konsiderueshme, aktivitete që mendohet se janë zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

    Por, si arriti Birçaj të kamuflohej pas “Top Seven”? Biznes i cili rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orgest Birçaj.

    Orgest Birçaj, është emri që fshihet pas një rrjeti të gjatë të pastrimit…Bëhet fjalë për një sërë biznesesh, projektesh apo investimesh, pas të cilave Birçaj nuk shfaqet drejtpërdrejt si pronar, por burime nga brenda projektit tregojnë se ai është “koka financiare” në hije, përmes ortakëve të tretë dhe kompani të lidhura.

    1. Top Seven Luxury Cars

    Showroom-i Top Seven në Tiranë ofron makina luksoze si Rolls Royce, Ferrari, McLaren dhe Mercedes Brabus. Çmimet e automjeteve shkojnë nga 250 deri në 600 mijë euro, duke e bërë këtë biznes një nga më të spikaturit në tregun automobilistik.

    2. Top Seven Tower në Laprakë

    Në Laprakë po ndërtohet Top Seven Tower, një kullë shumëkatëshe me volum ndërtimi dhe investime që kapin miliona euro. Projekti është ndër ndërhyrjet më të mëdha urbane në zonë.

    3. Investimet në Palasë – kompleksi “SIN”

    Në Palasë, Orges Birçaj lidhet me kompleksin e vilave “SIN”, një nga zhvillimet më të shtrenjta në bregdet. Çmimet e vilave fillojnë nga 700 mijë euro dhe mund të kalojnë 2 milionë. Projekti përfshin blerje tokash dhe ndërtim intensiv, duke e bërë një nga investimet më të mëdha private në zonë.

    Biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë është bllokuar me urdhër të SPAK, ndërsa pronari është shpallur në kërkim.

    Hetimet e SPAK po vijojnë, ndërsa pritet që të kemi zhvillime të mëtejeshme në vijim lidhur me zbardhjen e skemave të dyshuara financiare, si dhe me ekzekutimin e masave të sigurisë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026
    Aktualitet

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    16.09.2026
    Aktualitet

    Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi! Zhduku verën miliona euro

    16.09.2026
    Aktualitet

    Vendimi i TURPIT ndaj UÇK, mblidhen firma nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    16.09.2026
    Aktualitet

    Nga 24 vjet burgim te pafajësia! Si u mobilizua Kroacia kundër vendimit të Hagës, a do ketë guxim Shqipëria dhe Kosova?

    16.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Prokuroria e Fierit: Ertis Shehu, Kastriot Hasko, Bardh Kapaj… “shushunjat” e tokës në Kadastër

    17.09.2026

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    Banka JET/ Paratë e Forex? Si u trash kapitali nga 3 mln lekë në 26 milionë €! Ndryshoi emrin dhe manovra mes bosëve izraelit Louis Grant Silver e Idan Avishai

    16.09.2026

    Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi! Zhduku verën miliona euro

    16.09.2026

    Vendimi i TURPIT ndaj UÇK, mblidhen firma nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    16.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.