Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit në Roskovec: Ajo më ka dhënë fjalën

    21.09.2026

    Dita tretë e punës, Demo kërkon shkarkime! Ministër apo kryepolic?

    21.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»E PLOTË/ Si ndodhi vrasja e turistit te Proncipote në Ksamil!

    E PLOTË/ Si ndodhi vrasja e turistit te Proncipote në Ksamil!

    Aktualitet Nga InfoNews18.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic
    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E PLOTË/ Si ndodhi vrasja e turistit te Proncipote në Ksamil!

    Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin francez Migel Mendes, i cili u vra këtë mëngjes nga truproja i beach bar’-it ‘Principotes.’ Një konflikt i dyshuar për një vajzë me truprojën e lokalit, Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 20-vjeçarit.

    Reklamë

    Që prej mbrëmjes të së hënës, Mendes ndodhej bashkë me miqtë e tij në klubin e natës së vetë kompleksit, të quajtur “La Guerre”(Lufta) ku organizohej një festë me DJ francez. Në këtë pjesë të kompleksit, ndodhi edhe konflikti me truprojën. Më pas, turisti është nxjerrë nga Vata në pjesën e jashtme të lokalit, pas ‘beach bar’-it dhe shezlongëve ku është goditur me thikë nga 29-vjeçari që më pas është larguar.

    Vata është kapur vetëm pas pesë orësh në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. Sipas raportimeve, 29-vjeçari, i cili banonte në Has dhe ishte i punësuar si truprojë në ‘Principotes’, nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi më herët ka pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku ishte dënuar në vitin 2024 për trafik droge. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
    Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike të Ksamilit.
    Pas ngjarjes, disa pushues në Ksamil shprehën tronditjen nga vrasja e 20-vjeçarit me thikë.
    “Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si t’i themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.
    ‘Principotes’ është një kompleks luksoz buzë detit në Rivierën Shqiptare, i vendosur përballë Tre Ishujve.
    Ai ofron një plazh privat me shezlongë, restorant, bar dhe ambiente relaksi. Vendi i njohur për pamjen e bukur dhe ujërat e pastra të Jonit mbetet një nga destinacionet për turistët dhe vendasit.

    Vrasja te Principote Ksamil, shoqërohen 34 persona të stafit

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit në Roskovec: Ajo më ka dhënë fjalën

    21.09.2026
    Aktualitet

    Dita tretë e punës, Demo kërkon shkarkime! Ministër apo kryepolic?

    21.09.2026
    Aktualitet

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026
    Aktualitet

    ”Thirrje për hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank”

    21.09.2026
    Aktualitet

    Xhaka rrezikon burgun! Nuk e bëri por e falsifikoi vaksinën e COVID

    21.09.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Ferdinand Hotit në Itali, në pranga Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba

    21.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit në Roskovec: Ajo më ka dhënë fjalën

    21.09.2026

    Dita tretë e punës, Demo kërkon shkarkime! Ministër apo kryepolic?

    21.09.2026

    Vrasja në Sarandë, RENEA zbarkon në shtëpinë dhe lagjen e Vis Lamit: Asgjë ilegale

    21.09.2026

    ”Thirrje për hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank”

    21.09.2026

    Xhaka rrezikon burgun! Nuk e bëri por e falsifikoi vaksinën e COVID

    21.09.2026
    Më të lexuarat

    Vrau gruan, dëshmia tronditëse e Hysni Patushit: Mirë ja bëra…nuk rrinte në shtëpinë tonë por tek vajza…

    Aktualitet Nga InfoNews19.09.20260

    “E godita me thikë në zemër”. Kjo është dëshmia që Hysni Patushi ka dhënë përpara…

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    16.09.2026

    DETAJET/ Në kufi me Shqipërinë, ja ku i humbi gjurmët Alket Rizai

    19.09.2026

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    Vrasja e Tanit të Rruzhdiut në Sarandë i çon hetuesit në Kamëz

    20.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.