Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Vrasja e Ferdinand Hotit në Itali, në pranga Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba

    Vrasja e Ferdinand Hotit në Itali, në pranga Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba

    Aktualitet Nga InfoNews21.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Vrasja e Ferdinand Hotit në Itali, në pranga Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba
    Vrasja e Ferdinand Hotit në Itali, në pranga Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar Ferdinant Hoti, i gjetur i pajetë më 8 shtator në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche të Italisë, po zgjerohen edhe në drejtim të një rrjeti të dyshuar të shpërndarjes së drogës.

    Sipas mediave italiane, pista e re është evidentuar gjatë një hetimi të karabinierëve të Miranos për një tjetër çështje që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike.

    Reklamë

    Në kuadër të operacionit, autoritetet arrestuan Eris Makajn dhe partneren e tij, Noemi Karibba. Të dy ndodhen në burgun e Padovës, pas urdhrit të dhënë nga gjykata.

    Makaj ishte prej kohësh në vëzhgim nga policia, e cila dyshonte se ai merrej me shpërndarjen e drogës. Gjatë një kontrolli të parë në apartamentin e tij në Spinea, hetuesit nuk gjetën prova të mjaftueshme për ta lidhur drejtpërdrejt me aktivitetin e dyshuar.

    Megjithatë, hetimet vijuan dhe autoritetet dyshonin se ai shpërndante doza duke lëvizur me monopatinë dhe duke takuar klientët pranë automjeteve të tyre.

    Një kontroll i dytë, këtë herë në banesën e të dashurës së tij, në rrugën Don Minzoni në Mirano, solli gjetjen e rreth 800 gramëve hashash, 200 gramëve kokainë dhe rreth 2 mijë eurove cash. Në operacion morën pjesë edhe efektivë të njësisë kinologjike.

    Në kuadër të të njëjtit hetim është evidentuar edhe një lidhje e mundshme mes Eris Makajt dhe Luigji Makajt, 44 vjeç, i arrestuar në korrik në Mirano nën dyshimin për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Në atë rast ishte arrestuar edhe shqiptari Amiol Gjoka, 39 vjeç.

    Tashmë hetuesit po shqyrtojnë nëse këto episode mund të kenë ndonjë lidhje me vrasjen e Ferdinant Hotit. Në fokus janë edhe lëvizjet, kontaktet dhe marrëdhëniet e personave që mund të kenë pasur lidhje me viktimën.

    Megjithatë, deri në këtë fazë, lidhja mes hetimit për drogën dhe vrasjes së Hotit mbetet vetëm një pistë hetimore. Nuk ka një konfirmim zyrtar se Eris Makaj, Noemi Karibba apo personat e tjerë të përmendur kanë lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar.

    Hetimet vijojnë nga autoritetet italiane, të cilat po përpiqen të zbardhin rrethanat, motivin dhe autorët e vrasjes.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.