Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Helmohen turistët, AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem

    Helmohen turistët, AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Helmohen turistët, AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem
    Helmohen turistët, AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një grup turistësh të huaj kanë përjetuar probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit në restorantin e një hoteli në Golem, ngjarje që ka sjellë edhe ndërhyrjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ( AKU ).

    Helmohen turistët, AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem

    Reklamë

    Sipas burimeve të siguruara , turistët kanë shfaqur simptoma të helmimit ushqimor disa ditë më parë, pasi kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas dyshimet janë përqendruar te një problem i mundshëm i lidhur me ushqimin.

    Pas shqetësimeve të tyre, turistët kanë depozituar një ankesë pranë AKU-së përmes adresës zyrtare të institucionit, duke kërkuar verifikimin e situatës.

    Në vijim të denoncimit, një grup inspektorësh të AKU-së, në bashkëpunim me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, kanë kryer një kontroll në ambientet e hotelit.

    Gjatë inspektimit janë marrë mostra nga produkte të ndryshme ushqimore që përdoreshin në restorant. Mostrat janë dërguar për ekzaminim laboratorik, ndërsa inspektorët kanë dokumentuar gjetjet në një procesverbal të kontrollit.

    Burimet bëjnë me dije se gjatë verifikimit në kuzhinë janë evidentuar edhe problematika që kanë të bëjnë me respektimin e kushteve higjieno-sanitare.

    Një nga pistat që po shqyrtohet nga inspektorët lidhet me mundësinë që shqetësimet e turistëve të jenë shkaktuar nga një bakter i pranishëm në djathin që ata kanë konsumuar. Megjithatë, ky mbetet për momentin vetëm një dyshim dhe jo një përfundim zyrtar.

    Rezultatet e analizave laboratorike pritet të përcaktojnë nëse produktet e marra si mostra kanë qenë të kontaminuara dhe nëse ekziston një lidhje mes tyre dhe problemeve shëndetësore të turistëve.

    Ndërkohë, Skyweb.al i është drejtuar rrjetit të hoteleve Premium për një reagim lidhur me rastin, kontrollin e zhvilluar nga autoritetet dhe kushtet higjieno-sanitare në restorant. Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk ka pasur një përgjigje zyrtare.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Aktualitet

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.