Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli
    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Jasin Avdyli, një nga emrat e përfshirë në dosjet e njohura “339” dhe “Volvo 4”, është arrestuar në Belgjikë pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge. 58-vjeçari rezulton i kërkuar ndërkombëtarisht nga Shqipëria dhe ndaj tij pritet të vijojnë procedurat për ekstradim.

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    Reklamë

    Kapja e tij është bërë e mundur në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në të cilin Interpol Tirana po bashkëpunon me strukturat homologe në vende të ndryshme për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim.

    Sipas Policisë së Shtetit, J. K., alias J. A., banues në Shijak, u lokalizua në territorin belg pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe belge, në kuadër të një hetimi që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike.
    Vendimi i GJKKO-së dhe dënimi me 12 vite burg

    Emri i Jasin Avdylit është lidhur prej vitesh me hetimet ndaj grupit kriminal të Shijakut dhe operacionin “Volvo 4”.

    Vendimi gjyqësor tregon se Gjykata e Posaçme e Apelit, më 4 prill 2023, e deklaroi fajtor për prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

    Për këto vepra, gjykata caktoi për të përkatësisht 10 dhe 2 vite burgim, duke e bashkuar dënimin në 12 vite burgim.

    Në njoftimin për arrestimin në Belgjikë, Policia e Shtetit thotë se hetimet kanë ngritur dyshime se grupi kriminal ku dyshohet se ka marrë pjesë Avdyli ka trafikuar sasi të mëdha narkotikësh dhe më pas i ka shitur ato në vende të ndryshme.

    Sipas autoriteteve shqiptare, një pjesë e të ardhurave të dyshuara nga aktiviteti kriminal mendohet se është investuar në dy pasuri të paluajtshme, të përshkruara nga Policia si lokale në Shijak.

    Këto janë pjesë e të dhënave që autoritetet shqiptare kanë përcjellë në kuadër të procedurave ndërkombëtare të kërkimit.
    Çfarë ndodh tani me Avdylin?

    Arrestimi në Belgjikë nuk nënkupton kthimin automatik në Shqipëri. Pas ndalimit, vijon procedura ligjore pranë autoriteteve belge për ekstradimin e tij.

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët belgë për përfundimin e procedurave dhe ekstradimin e të arrestuarit drejt Shqipërisë.

    Kapja e Avdylit rikthen në vëmendje një prej dosjeve më të mëdha të trafikut të narkotikëve të hetuara nga autoritetet shqiptare, ndërsa arrestimi në Belgjikë tregon edhe shtrirjen ndërkombëtare të operacioneve për lokalizimin e personave të shpallur në kërkim.

    Jasin Avdyli alias Jasin Kala, i njohur ndryshe me pseudonimin “Cine” akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe për trafik droge, si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak. Avdyli ka qënë një ndër të arrestuarit në operacionin “Vol-Vo-4”.

    Dosja e përpiluar prej operacionit “Vol- Vo 4” përfshinte një sërë grupesh kriminale nga “Shijaku” e në veri të vendit, ku u implikuan edhe dy ish deputetë të PS-së, ish drejtori i burgjeve Arben Çuko e ish deputeti Arben Ndoka.

    Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4”, u shti në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, ku u goditën anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”

    Ata u akuzuan për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash, etj.

    Grupi u kap për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, por nga këto përgjime lindi edhe një tjetër dosje, për dyshime të shit-blerjes së votave në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Aktualitet

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Aktualitet

    Babanë ia plagosi daja i Zegjine Çaushit, rrëfehet gruaja: Më ka përdhunuar

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.