Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20261 Koment
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë
    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik droge është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë. Tetë persona janë arrestuar në kuadër të hetimit, ndërsa katër prej tyre janë lënë në paraburgim.

    Mes të ndaluarve rezulton të jetë edhe Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”, një prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar të viteve ’90.

    Reklamë

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    Gjinarari, 52 vjeç, ishte arrestuar më herët në Belgjikë, në qershor të vitit 2026, pasi autoritetet belge e lokalizuan pas disa vitesh në arrati. Ai kërkohej nga autoritetet shqiptare për të vijuar vuajtjen e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në Itali.

    Por gjatë hetimit të zhvilluar në Belgjikë, autoritetet dyshojnë se “Gjenerali” ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës. Hetimet kanë zbardhur gjithashtu lidhjet e një “ndërmjetësi kriminal” nga Berchem, në Antwerp, i cili dyshohet se vepronte si urë lidhëse mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Ky person rezulton të ketë pasur kontakte edhe me Gjinararin.
    Kush është Gerd Gjinarari, i njohur si “Gjenerali”?

    Gerd Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane për vrasjen e Naim Zyberit, krim i kryer në vitin 1997 në një spital në Milano.

    Sipas vendimit të drejtësisë italiane, Gjinarari, së bashku me Arben Grorin, u paraqitën në spital si të afërm të Zyberit. Ata hynë në dhomën e tij me një buqetë me lule, brenda së cilës kishin fshehur armën e krimit. Zyberi u ekzekutua brenda spitalit.

    Vrasja u konsiderua pjesë e përplasjeve mes grupeve rivale kriminale shqiptare në vitet e para pas rënies së regjimit komunist.

    Gjinarari ishte arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe, përveç vrasjes së Zyberit, ishte dënuar edhe për vepra të tjera penale, përfshirë armëmbajtjen pa leje, trafikimin e lëndëve narkotike dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një bande të armatosur. Vendimi për burgim të përjetshëm mori formë të prerë në vitin 2001.
    Nga Italia në Shqipëri dhe arratisja

    Në vitin 2014, Gjinarari u transferua në Shqipëri për të vijuar këtu vuajtjen e dënimit të përjetshëm. Ai u dërgua në burgun e Drenovës, në Korçë.

    Më 14 shkurt 2019, Gjykata e Korçës mori në shqyrtim kërkesën e tij për lirim me kusht. Vendimi u dha nga gjyqtari Markelian Kuqo dhe Gjinarari doli nga burgu.

    Vetëm disa muaj më vonë, në qershor të vitit 2019, Gjykata e Apelit të Korçës vendosi rikthimin e tij në qeli. Por në atë kohë Gjinarari ishte larguar dhe nuk u gjet më nga autoritetet shqiptare.

    Vendimi për rikthimin në burg u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, ndërsa Gjinarari e çoi çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese. Më 16 janar 2023, Kushtetuesja vendosi të mos e kalonte çështjen për shqyrtim në seancë plenare, duke i mbyllur atij edhe rrugën e fundit ligjore në Shqipëri.

    Në të njëjtin vit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili kishte dhënë vendimin për lirimin me kusht të Gjinararit.
    Shtatë vite në arrati

    Pas shtatë vitesh, Gjinarari u lokalizua në Belgjikë dhe u arrestua në qershor të vitit 2026. Autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, me qëllim që ai të vijojë vuajtjen e dënimit të përjetshëm.

    Ndërkohë, arrestimi i tij është rikthyer tashmë në vëmendje në kuadër të një tjetër hetimi, atë për një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës në Belgjikë.

    Hetimi belg ka çuar në arrestimin e tetë personave, katër prej të cilëve janë ndaluar, ndërsa autoritetet po vijojnë të zbardhin rolin e secilit prej të dyshuarve dhe lidhjet e tyre me grupe kriminale në Shqipëri dhe Amerikën Latine.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Aktualitet

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Aktualitet

    Babanë ia plagosi daja i Zegjine Çaushit, rrëfehet gruaja: Më ka përdhunuar

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026
    View 1 Comment

    1 Koment

    1. Pingback: EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali - InfoNews Albania

    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.