Nga InfoNews
Një sasi e konsiderueshme kokaine, 41 kg e 350 gramë, e cila u zbulua nga policia në Portin e Durrësit, brenda një kontejneri që transportonte mish pule nga Brazili, dyshohet se i përket një grupi kriminal shqiptarësh në Belgjikë, që u godit këtë të martë.
Gjatë operacionit në Belgjikë policia arrestoi, 8 persona shumica shqiptar. Mes personave ndaj të cilëve u lëshua masë sigurie ishte edhe Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”, një prej emrave të njohur të botës së krimit shqiptar të viteve ’90.
Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë
Policia kreu bastisjeve të shtëpive në Antwerp dhe Bruksel, ndërsa sipas burimeve, dorga e porositur u ndoq nga Brazili dhe u kap në Durrës.
Në kapakët e jashtëm të kontejnerit, u gjetën 37 pako me kokainë, të veshura me ngjyra të ndryshme, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 2 milionë euro nëse do të hidheshin në treg. Subjekti që e kishte porositur mishin nga Brazili, është AMG Food, ndërsa hetimi do të zbulojë nëse ka apo jo përfshirje të kompanisë në trafik./InfoNews.al
Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!
Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës


1 Koment
Pingback: Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion - InfoNews Albania