Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unaimisht kërkesën e vendit tonë për ekstradimin e Ervin Matës, ky vendim mësohet të jetë marrë nga trupi i parë i gjykatës në një seancë virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht të këtij viti.
Në vendimin e marrë, gjykata braziliane ka përcaktuar se dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjire për ekstradim. Kjo lidhet me procedimin penal në Shqipëri, për akuza të cilat përfshijnë tyrafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Po ashtu në dosjen që posedon gjykata e Brazilit, përfshihen edhe të dhëna të siguruara nga komunikimet e aplikacionit Sky ECC.
Megjithatë, Ervin Mata nuk i dorëzohet automatikisht autoriteteve shqiptare. Vendimi përcakton se dorëzimi varet nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit.
Dhe përpos kësaj Shqipëria duhet trë formalizojë garancitë e parashikuara në ligjin brazilian, ku mes të tjerash fakti që Mata të mos ndiqet penalisht për një fakt tjetër të mëparshëm nga ai për të cilin është kërkuar ekstradimi, t’i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim në Brazil dhe të mos i nënshtrohet torturës apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose degradues.

