Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rihapë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes së incineratorit të Fierit, duke pranuar me shumicë votash kërkesën e prokurorit Dritan Prençi për një ekspertim të ri të pasurisë së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Vendimi u mor më 16 shtator dhe lidhet me kërkesën e SPAK për të verifikuar në mënyrë të plotë vlerën e pasurive që kërkohet të konfiskohen nga Koka. Prokuroria kishte pretenduar se vlera e korrupsionit të përcaktuar nga ekspertët ishte më e lartë se ajo që kishte pranuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Në kuadër të shqyrtimit të ri, Apeli vendosi të administrojë edhe aktet që lidhen me incineratorët e Elbasanit dhe Tiranës, materiale që pritet të jenë pjesë e vlerësimit të ekspertëve.
Ndërkohë, trupi gjykues nuk pranoi kërkesën tjetër të SPAK për rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor dhe marrjen e provave shtesë. Sipas kryesueses Tereza Merkaj, gjykata vlerësoi se çështja mund të zgjidhet mbi bazën e akteve që ndodhen tashmë në dosje. Kërkesa ishte kundërshtuar edhe nga mbrojtja, e cila argumentoi se provat e kërkuara ishin administruar gjatë procesit në Shkallën e Parë.
Seanca e radhës është caktuar më 23 shtator, në orën 09:30. Gjykata do të konsultohet me listën e ekspertëve dhe do të përcaktojë ekspertët që do të kryejnë vlerësimin e kërkuar.
Çështja e incineratorit të Fierit përfshin 15 të pandehur, 12 prej të cilëve u shpallën fajtorë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në vitin 2023. Pas një vendimi të Apelit për rikthimin e çështjes për rigjykim, të dhënë në dhjetor 2024, Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë vendimm më të gjera për koncesionet e incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, ku ndër tëarrje dhe përcaktoi që çështja të shqyrtohej drejtpërdrejt në Apel.
Dosja është pjesë e hetimeve më të gjera për koncesionet e incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, ku ndër të akuzuarit janë ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

