Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Morën 2.7 miliardë euro! Shumica me dosje në SPAK, ja kush janë 20 kompanitë kryesore që volën Thesarin

    18.09.2026

    Tentativë vrasje dhe drogë, kapen në Itali Muhamet Bedulla dhe Uendi Bracja

    18.09.2026

    Telashe për Lefter Kokën, Apeli i rihap hetim pasuror

    18.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

    Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

    Aktualitet Nga InfoNews18.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Presidenti Bajram Begaj i Republikës dekretoi këtë të premte ligjin me ndryshimet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dhënë pëlqimin që ai të hyjë menjëherë në fuqi.

    Vendimi synon të zhbllokojë pagat e magjistratëve, të cilat nuk ishin ekzekutuar që prej 1 gushtit 2026.

    Reklamë

    Sipas njoftimit të Presidencës, Kuvendi kishte kërkuar hyrjen e menjëhershme në fuqi të ligjit, pasi shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i dispozitave që rregullonin pagat kishte krijuar një boshllëk ligjor.

    Për shkak të kësaj situate, Thesari i Shtetit nuk mund të kryente pagesat për gjyqtarët dhe prokurorët.

    Ligji i ri i hap rrugën pagesës së detyrimeve të prapambetura që prej 1 gushtit, si dhe pagave në vijim.

    Nëse do të ndiqeshin procedurat e zakonshme, hyrja në fuqi e ligjit dhe zhbllokimi i pagesave do të vonoheshin nga 15 deri në 35 ditë.

    Presidenca thekson se pëlqimi për hyrjen e menjëhershme në fuqi është një instrument kushtetues, i justifikuar nga nevoja dhe urgjenca e situatës.

    Sipas institucionit të Presidentit, debatet kushtetuese për masën e pagave mund të vijojnë në instancat kompetente, por pagesat mund të zhbllokoheshin ligjërisht vetëm përmes hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

    Presidenti argumenton se vendimi mbron një nevojë akute dhe lidhet drejtpërdrejt me pavarësinë e gjyqësorit, përmes garantimit të standardit të jetesës dhe qëndrueshmërisë së të ardhurave për magjistratët.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Morën 2.7 miliardë euro! Shumica me dosje në SPAK, ja kush janë 20 kompanitë kryesore që volën Thesarin

    18.09.2026
    Aktualitet

    Tentativë vrasje dhe drogë, kapen në Itali Muhamet Bedulla dhe Uendi Bracja

    18.09.2026
    Aktualitet

    Telashe për Lefter Kokën, Apeli i rihap hetim pasuror

    18.09.2026
    Aktualitet

    Ergys Agasi e shoferi i tij Uljan Shpataraku kërkojnë në Apel masë më të butë

    18.09.2026
    Aktualitet

    Kanadaja zëvendëson Lazaratin! Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

    18.09.2026
    Aktualitet

    Ngërçi me pagat e drejtësisë, SPAK pyet Elmira Peto e Thesarit

    18.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Morën 2.7 miliardë euro! Shumica me dosje në SPAK, ja kush janë 20 kompanitë kryesore që volën Thesarin

    18.09.2026

    Tentativë vrasje dhe drogë, kapen në Itali Muhamet Bedulla dhe Uendi Bracja

    18.09.2026

    Telashe për Lefter Kokën, Apeli i rihap hetim pasuror

    18.09.2026

    Ergys Agasi e shoferi i tij Uljan Shpataraku kërkojnë në Apel masë më të butë

    18.09.2026

    Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

    18.09.2026
    Më të lexuarat

    Arrestohen Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu!

    Aktualitet Nga InfoNews16.09.20260

    TIRANË– Kastriot Hasko dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit, në kuadër të…

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    15.09.2026

    E gëzon zabtuesi! Kadastra u jep hipotekë për pronat e rrethuara

    17.09.2026

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026

    Shkarkohet drejtori i DSIK Altin Jani! “Loja” me certifikatat e sigurisë

    17.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.