Një atentat me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, ndërsa një kalimtar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë lëvizur me motor dhe kanë mbajtur skafandra. Pas ngjarjes, ata janë larguar nga vendi i atentatit.
Myrtaj rezulton të jetë përfshirë rreth një vit më parë në një konflikt për një tokë, ku pati edhe një episod plagosjeje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet për të përcaktuar edhe motivin e saktë të ngjarjes.

