Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    iPhone me metal të lëngshëm: Modeli më i shtrenjtë i palosshëm që arrin 19,000 dollarë

    03.10.2026

    Përmbysje historike! Benzina bie nën 50% në mbarë botën

    03.10.2026

    U vranë në një ceremoni magjie të zezë…zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikën e Jugut

    03.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë

    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë

    Aktualitet Nga InfoNews03.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë
    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një marrëveshje satelitore me vlerë rreth 2.36 miliardë euro, e lidhur me kompaninë hungareze 4iG, është bërë objekt shqyrtimi nga qeveria e re e Hungarisë, ndërsa një investigim i medias investigative Direkt36 ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si projekti kaloi nga një nismë shtetërore në një projekt të menaxhuar nga 4iG.

    Sipas investigimit të publikuar më 24 shtator 2026, projekti për zhvillimin e një sistemi satelitor hungarez kishte nisur si një nismë e institucioneve shtetërore. Ideja ishte që Hungaria të ndërtonte kapacitete të veta satelitore, veçanërisht për përdorime strategjike, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Projekti thuhet se kishte tërhequr edhe vëmendjen e kryeministrit të atëhershëm Viktor Orbán.

    Reklamë

    Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

    2.36 miliardë euro për 4iG, kompaninën mëmë të One Albania: Kontrata satelitore që po trondit Hungarinë

    Por, sipas burimeve të cituara nga Direkt36, më pas Orbán vendosi që zhvillimi i sistemit t’i besohej 4iG, kompani e drejtuar nga Gellért Jászai dhe e lidhur ngushtë me elitën politike të qeverisë së mëparshme. Vendimi, sipas investigimit, shkaktoi kundërshtime brenda strukturave shtetërore që kishin punuar fillimisht mbi projektin.
    Sipas një burimi të njohur me funksionimin e qeverisë së re hungareze, Ministria e Ekonomisë Kombëtare kishte lidhur tre kontrata me 4iG për shërbime telekomunikacioni dhe vëzhgimi të Tokës.

    Kontrata e parë u nënshkrua në vitin 2024, ndërsa dy marrëveshjet shtesë u firmosën pak para zgjedhjeve parlamentare të prillit 2026.

    Vlera totale e këtyre marrëveshjeve arrin në rreth 2.36 miliardë euro, ose afërsisht 850 miliardë forinta. Shteti hungarez është angazhuar që këtë shumë ta paguajë gjatë rreth 15 viteve, në këmbim të shërbimeve satelitore.

    4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

    Pikërisht struktura e kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar shqetësime te qeveria e re, e cila po rishikon kontratat e mëdha të lidhura nga administrata e mëparshme me 4iG.

    Sipas burimeve të Direkt36, qeveria aktuale hungareze e konsideron marrëveshjen të favorshme për 4iG.

    Një nga problemet e identifikuara është vështirësia për ta ndërprerë kontratën. Sipas burimit të cituar nga Direkt36, nëse shteti do ta ndërpriste në mënyrë të njëanshme marrëveshjen, mund të përballej me detyrimin për t’i paguar 4iG-së pjesën e plotë të tarifës së kontraktuar.

    Pronari i One Albania merr tatëpjetën pas sulmit të Magyar, aksionet bien me 14.5% brenda ditës

    Një tjetër pikë e diskutueshme është fakti se pagesat kanë nisur edhe përpara përfundimit të sistemit satelitor.

    Në vitin 2025, qeveria hungareze i pagoi 4iG-së një paradhënie prej 125.188 milionë eurosh, rreth 49 miliardë forinta.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Bota

    iPhone me metal të lëngshëm: Modeli më i shtrenjtë i palosshëm që arrin 19,000 dollarë

    03.10.2026
    Bota

    Përmbysje historike! Benzina bie nën 50% në mbarë botën

    03.10.2026
    Bota

    U vranë në një ceremoni magjie të zezë…zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikën e Jugut

    03.10.2026
    Aktualitet

    Rama i shkel sërish syrin Erdoganit: Mos e cilësoni Turqinë si Rusia….

    03.10.2026
    Aktualitet

    Rama sfidon BE-në për Ukrainën: Premtimet për anëtarësimin janë gënjeshtër…

    03.10.2026
    Aktualitet

    Cila është e vërteta pas shpërthimit të ndërtimeve në Shqipëri?

    03.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    iPhone me metal të lëngshëm: Modeli më i shtrenjtë i palosshëm që arrin 19,000 dollarë

    03.10.2026

    Përmbysje historike! Benzina bie nën 50% në mbarë botën

    03.10.2026

    U vranë në një ceremoni magjie të zezë…zhdukja misterioze e çiftit britanik në Afrikën e Jugut

    03.10.2026

    Rama i shkel sërish syrin Erdoganit: Mos e cilësoni Turqinë si Rusia….

    03.10.2026

    Rama sfidon BE-në për Ukrainën: Premtimet për anëtarësimin janë gënjeshtër…

    03.10.2026
    Më të lexuarat

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.20260

    TIRANË – Pas largimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, në…

    AMP zbarkon në Qafshtamë! Zbulon parcela me kanabis, kultivuesit qëllojnë me armë

    29.09.2026

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    “O Mand Duka si të kam…Tao jam, më duhet një 100-çe Bitcoin”/ Si u zbulua skema e dy të rinjve.

    28.09.2026

    10 minuta që tronditën Greqinë! Plani i çmendur i arratisjes me helikopter, si doli Alekt Rizai nga Korydallos

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.