Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    Aktualitet Nga InfoNews12.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    Kreu i i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Arben Cara, njoftoi një ditë më parë largimin nga detyra, një zhvillim që ngriti pikëpyetje të shumta, veçanërisht pasi ndodhi në kulmin e situatës së zjarreve në vend.

    Reklamë

    Por Skyweb.al ka mësuar detaje të reja që hedhin dritë mbi largimin e tij, i cili lidhet drejtpërdrejt me një urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

    Më 10 gusht, pikërisht ditën kur Cara paraqiti dorëheqjen, Lamallari firmosi urdhrin nr. 162, me të cilin shfuqizoi një urdhër të vitit 2024 të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Taulant Balla.

    Urdhri nr. 42, datë 15 shkurt 2024, ishte pikërisht baza mbi të cilën Arben Carës i ishin deleguar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

    Veprimi i djeshëm i Lamallarit zbulon se në fakt, Cara kishte drejtuar prej më shumë se dy vitesh Shërbimin Zjarrfikës mbi bazën e një delegimi kompetencash, dhe jo mbi bazën e një emërimi përfundimtar në detyrë.

    Me urdhrin e 10 gushtit, Lamallari shfuqizoi pikërisht aktin që i jepte Carës kompetencat për të drejtuar strukturën. Në këto kushte, ajo që u paraqit publikisht si dorëheqje rezulton të ketë një prapaskenë administrative. Dje ministri i hoqi bazën juridike mbi të cilën Cara ushtronte kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm.

    Kjo e bën largimin e tij më shumë se një dorëheqje.

    Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë e shtyu ministrin e Brendshëm të shfuqizonte pikërisht në këtë moment urdhrin e vitit 2024 dhe nëse Carës i ishte kërkuar paraprakisht të largohej.

    Largimi ndodh ndërkohë në një prej periudhave më të vështira të vitit për strukturat zjarrfikëse, me dhjetëra vatra zjarri të raportuara në disa qarqe të vendit, ndërsa duket qartë se Cara nuk u dorëhoq, por u shkarkua në një farë mënyre nga Lamallari. /skyweb.al

    Vendi në luftë me flakët, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara, jep dorëheqjen! Nuk dihet arsyeja

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.