Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    Aktualitet Nga InfoNews08.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i përcolli një mesazh të posaçëm Kuvendit të Shqipërisë në hapjen e sesionit të ri parlamentar.
    Në këtë mesazh, Kreu i Shtetit bëri thirrje për unitet politik me interes kombëtar, përmbushje të përgjegjësive ndaj qytetarëve, si dhe bashkëpunim për reformimin evropian të vendit.
    “Uroj që ky sesion parlamentar të jetë një periudhë bashkëpunimi në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj: një sesion që afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian, që forcon institucionet, që forcon besimin e qytetarëve te politika dhe shteti!”, u shpreh Presidenti Begaj.

    Reklamë

    Duke iu referuar protestave që shoqërojnë dhe hapjen e këtij sesioni të ri parlamentar, Presidenti i Republikës theksoi se protesta paqësore është pjesë e zhvillimit të demokracisë:
    “Është inkurajuese kur zëri i qytetarëve gjen hapësirë në debatin publik dhe merr vëmendjen e institucioneve. Sfida jonë e përbashkët është që kjo energji qytetare dhe ky angazhim institucional të ushqejnë një dialog që forcon besimin dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve më të mira”, – vlerësoi Presidenti i Republikës.

    Ndërsa nënvizoi rolin e Kuvendit si institucion përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës, Presidenti Begaj solli në vëmendjen e deputetëve detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre: “Qytetarët kanë pritshmëri të larta ndaj Kuvendit për cilësinë e debatit, gjuhën politike, ligjbërjen dhe nivelin e përfaqësimit. Kuvendi duhet të jetë institucioni ku qytetarët shohin se vendimmarrja parlamentare sjell zgjidhje konkrete: një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës”.
    Për sa i përket interesave afatgjata të Shqipërisë dhe partneriteteve strategjike, Presidenti i Republikës theksoi se ato kërkojnë ide vizionare përtej ndasive për çështjet e ditës: “Siguria kombëtare, shteti i së drejtës, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zgjedhjet dhe reforma territoriale, si dhe e ardhmja evropiane e vendit kërkojnë vazhdimësi dhe një ndjenjë përgjegjësie që i bashkon të gjitha forcat politike”.

    Duke iu referuar rrugës Euroatlantike dhe integrimit evropian, Presidenti Begaj e cilësoi këtë strategji si projekt kombëtar që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe aktorëve shoqërorë. “Në këtë projekt, secili mund të japë kontributin që i takon. Kuvendi, duke ushtruar plotësisht funksionin ligjvënës dhe mbikëqyrës; mazhoranca, duke i shndërruar angazhimet në rezultate; opozita, duke ofruar kontroll dhe alternativë; institucionet e pavarura, duke vepruar me profesionalizëm, transparencë, llogaridhënie dhe integritet; shoqëria civile, universitetet, media, sipërmarrja, rinia dhe Diaspora janë aktorë të domosdoshëm në këtë projekt”.
    Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj veçoi reformat si kusht për hyrjen në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ato e bëjnë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë dhe më funksionale.

    “Në këtë rrugëtim, konsolidimi i reformës në drejtësi mbetet një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Rezultatet e SPAK-ut janë një nga arritjet e saj më të rëndësishme. Reforma duhet të arrijë një drejtësi eficiente, me standarde evropiane dhe që ndihet në jetën e qytetarit. Një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe me integritet është, para së gjithash, një garanci për qytetarin.”, – theksoi Presidenti i Republikës.

    Në fund të mesazhit, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit, pasi u shpreh se përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët pavarësisht dallimeve politike. Ai uroi që ky sesion parlamentar të afrojë vendin me Bashkimin Evropian, të forcojë institucionet dhe të rrisë besimin e qytetarëve te politika dhe shteti.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.