Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar! (Lista e qyteteve)

    BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar! (Lista e qyteteve)

    Aktualitet Nga InfoNews04.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për herë të parë Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbritur në terren me njësinë e saj të armatosur si pjesë e vizionit të kreut të SPAK.

    Kjo njësi pjesë e sektorit të taktikës në BKH, përbëhet nga agjentë të trajnuar dhe armatosur, mbrëmjen e 1 korrikut ka kryer operacionin e parë në qytetin e Durrësit.

    Reklamë

    Në pranga ka rënë një personazh i njohur për CV-në e tij kriminale dhe i shpallur në kërkim nga SPAK për llogari të operacionit “Ura”.

    Adi Çoba u prangos nga agjentët në një banesë në zonën e plazhit në Durrësit, ndërsa mësohet se s’ka bërë rezistencë.

    Agjentët e BKH-së kanë dorëzuar në laboratorin e ekzaminimit celularin e sekuestruar Çobës ndërsa në filtër po kalojnë edhe veprimet e zyrtarëve të policisë për të faktuar nëse kanë shmanguar apo jo arrestimin e personave të kërkuar.

    Në listën e të kërkuarve janë lokalizuar edhe 24 shtetas të dyshuar.

    Nga informacionet e mbledhura nga BKH rezulton se ata fshihen në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Elbasan.

    Prej 2 javësh këto qytete janë nën monitorimin e njësisë speciale, e cila ka lokalizuar vendet ku ata fshihen.

    Mes të kërkuarve ka rezultuar se disa prej tyre fshihen në vila dhe resorte luksoze, të cilat ndodhen në zonat bregdetare të vendit.

    Daljen në terren të njësisë speciale të BKH e paralajmëroi një ditë më parë kreu i SPAK, z. Braho, i cili, teksa raportoi në Kuvend, tha se SPAK dhe BKH shumë shpejt do të kryejnë edhe vetë arrestime dhe ekzekutime të vendimeve gjyqësore apo masave të sigurisë.

    Aktualisht, BKH, ka nisur në terren riformatimin e saj me sektorët e hetimit, ku fokus ka marrë krimi ekonomik, asetet, vëzhgimi në terren dhe lokalizimi i personave anëtarë të grupeve kriminale./WebLajm

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026
    Aktualitet

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026
    Aktualitet

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026
    Aktualitet

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Aktualitet

    Probleme teknike në trafikun ajror në Itali, anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës

    16.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Dosje për SPAK-un? Si TETE Albania devijoi 10 mln USD, evazion fiskal me bakrin? Paratë për aksionerin në Turqi…

    16.10.2026

    U përplas nga efektivi i FNSH, ja si paraqitet shëndeti i të riut Muhamet Skana

    16.10.2026

    Protesta në Tiranë, reagon Amerika

    16.10.2026

    Paqja misterioze pas 4 ditësh “luftë”, protestuesit dhe policia bëhen bashkë para Kryeministrisë

    16.10.2026

    Pasi u hodh në Lanë, reagon Klevis Balliu: Ishin Operacionalja…

    16.10.2026
    Më të lexuarat

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    Aktualitet Nga InfoNews15.10.20260

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir…

    Zbardhet grabitja e armatosur në Elbasan

    14.10.2026

    Sulmohet me tritol avokati Idajet Beqiri

    13.10.2026

    Menjëherë pas shkarkimit të Adriatik Kupit, BKH gjen telefona pranë qelisë së Gys Agasit

    13.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.