Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet
    Aktualitet Nga InfoNews04.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Detajet/ Si u ekzekutua Viktor Bardhi në Mirditë, ku të çojnë hetimet

    Vrasja e 65-vjeçarit Viktor (Marku) Bardhi, e ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autor. Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë zhvilluar hetime intensive gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ende nuk ka një person të arrestuar për ngjarjen.

    Rreth 10 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Mes tyre raportohet se ka edhe anëtarë të fisit Reçi, pasi një nga pistat që po verifikohet lidhet me një konflikt të hershëm dhe hakmarrje të mundshme mes familjeve.

    Reklamë

    Hetuesit po shqyrtojnë edhe historikun e përplasjeve mes fiseve në Mirditë. Gjatë tre viteve të fundit, tre anëtarë të familjes Bardhi janë vrarë. Mes viktimave janë Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhi (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës.

    Personat e marrë në pyetje janë lënë të lirë pas dhënies së dëshmive, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar autorët dhe motivin e saktë të atentatit.

    Një prej problemeve kryesore me të cilat po përballen hetuesit është mungesa e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja. Për këtë arsye, grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në hyrje të Rrëshenit dhe përgjatë aksit të Rrugës së Kombit, me synim gjurmimin e lëvizjeve të automjeteve të dyshuara.

    Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe janë kujdesur të eliminojnë gjurmët. Viktor Bardhi u qëllua me armë zjarri, dyshohet me silenciator, rreth një kilometër larg banesës së tij në Ndërfushas.

    Pas atentatit, automjeti i përdorur nga autorët u dogj në zonën e Munazit, në Rubik, rreth 10 kilometra larg vendit të ngjarjes.

    Viktor Bardhi punonte pranë Ujësjellësit të Mirditës dhe në momentin e ngjarjes kishte dalë nga banesa për të kryer detyrën e tij dhe për të hapur furnizimin me ujë të pijshëm në zonë. Automjeti i tij, një Mercedes-Benz i bardhë, u gjet i qëlluar me breshëri plumbash.

    Pavarësisht konflikteve të mëparshme mes familjeve, 65-vjeçari vijonte të jetonte dhe lëvizte normalisht, pa masa të posaçme mbrojtjeje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026
    Aktualitet

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026
    Aktualitet

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Aktualitet

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026
    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.