Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Dosja SPAK: Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit nga drejtuesit e AKSHI-t

    Dosja SPAK: Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit nga drejtuesit e AKSHI-t

    Aktualitet Nga InfoNews25.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dosja SPAK: Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit nga drejtuesit e AKSHI -t

    Sistemi i fiskalizimit, një nga shtyllat kryesore të funksionimit të përditshëm të biznesit në Shqipëri, ka mbetur prej muajsh pa mirëmbajtje teknike, duke u kthyer në një problem serioz për mijëra subjekte tregtare.

    Reklamë

    Situata lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si është menaxhuar tenderi për mirëmbajtjen e këtij sistemi nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, institucion që sipas SPAK është drejtuar nga një grup i strukturuar kriminal, raporton Kapitali.al.

    Në datën 29 prill të vitit të kaluar, AKSHI shpalli një tender me vlerë 7.7 milionë euro me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”, që në thelb përfshin mirëmbajtjen e serverëve dhe funksionimin e sistemit të fiskalizimit, nga i cili varen faturat e çdo biznesi në vend.

    Vetëm 10 ditë pas shpalljes, procedura u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania CSP shpk, e cila kundërshtoi kriteret e vendosura nga AKSHI dhe kërkoi ndryshimin e tyre.

    KPP-së iu deshën rreth dy muaj për të marrë një vendim. Më 1 korrik, institucioni pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n të modifikonte dokumentet e tenderit, duke kërkuar gjithashtu që brenda pesë ditëve të informonte për zbatimin e vendimit.

    Por ndonëse AKSHI i dërgoi përgjigje KPP-së më 15 korrik, procedura mbeti e ngrirë për plot pesë muaj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila dha përgjigje për zbatimin e vendimit vetëm më 18 nëntor. Arsyet e këtij bllokimi pesëmujor nuk janë sqaruar asnjëherë.

    Pas kësaj, më 4 dhjetor, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të zhbllokojë procedurën dhe t’i hapë rrugë vazhdimit të tenderit. Por procesi u ndal sërish vetëm pak ditë më vonë.

    Në 18 dhjetor, tenderi u bllokua nga një tjetër ankesë, këtë herë nga kompania Datalog, e cila akuzoi AKSHI-n për paracaktim të fituesit.

    Sipas ankesës së depozituar në KPP, dy shtojca të ngarkuara nga AKSHI në dokumentet e tenderit parashikonin në mënyrë të qartë se kriteret mund të përmbusheshin vetëm nga dy operatorë ekonomikë.

    Konkretisht, kriteri 2.3.4 kërkonte autorizim nga kompania Oracle posaçërisht për Shqipërinë, një kusht që plotësohej vetëm nga Infosoft Systems dhe Horizon, ndërsa çdo kompani e huaj me marrëveshje të ngjashme, por jo të kufizuar vetëm për territorin shqiptar, skualifikohej automatikisht.

    Në ankesë, Datalog theksonte se kjo procedurë ishte në thelb e mbyllur dhe se fituesi ishte i paracaktuar që në fazën e dokumenteve.

    Historikisht, sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani kroate, e lidhur me rrethe të larta politike në Kroaci. Por sipas burimeve, grupi që kishte në dorë AKSHI-n kishte vendosur të largonte edhe këtë operator, pavarësisht eksperiencës dhe rolit të tij në funksionimin e sistemit.

    Si pasojë e përplasjeve, ankesave dhe manovrave administrative, tenderi për mirëmbajtjen e fiskalizimit nuk është zhvilluar ende, ndonëse ka kaluar pothuajse një vit nga shpallja e tij.

    Që prej qershorit të vitit të kaluar, sistemi ka mbetur praktikisht pa mirëmbajtje teknike.

    Kjo është edhe arsyeja pse muajt e fundit bizneset po përballen me probleme serioze në lëshimin e faturave, me bllokime të shpeshta dhe kolaps të sistemit.

    Kostoja reale e kësaj situate nuk është vetëm teknike apo administrative. Ajo po paguhet drejtpërdrejt nga biznesi dhe qytetarët, të cilët po përballen çdo ditë me pasojat e një sistemi jetik të lënë në mëshirë të korrupsionit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.