Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Drejtori i ASHK Tirana 1, Martin Kala u kthye në “noter” të krimit dhe oligarkëve në tjetërsimin e pronave

    Drejtori i ASHK Tirana 1, Martin Kala u kthye në “noter” të krimit dhe oligarkëve në tjetërsimin e pronave

    Aktualitet Nga InfoNews03.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Drejtori i ASHK Tirana 1, Martin Kala u kthye në “noter” të krimit dhe oligarkëve në tjetërsimin e pronave

    Nga Pamfleti: Drejtori i Hipotekës, Martin Kala, ka kthyer zyrën e tij në një sportel të paligjshëm për kalimin e pronave..
    Ish funksionar i LSI-së, Martin Kala u katapultua në një nga drejtoritë më të rëndësishme të ASHK-së, Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë. Pa asnjë meritë profesionale, pa asnjë kurrikul, ai u vendos në krye të institucionit që kontrollon pronat në periferi të Tiranës dhe në zonat rurale, pikërisht aty ku oligarkët dhe krimi kanë ndërtuar vila e kulla gjigante, duke hapur rrugën për kalimin e paligjshëm të pronave nga dora në dorë.
    Por Kala nuk shkoi atje për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, por për të kthyer Hipotekën në një mjet për pasurim personal, duke shfrytëzuar pozicionin për të lehtësuar kalimin e paligjshëm të pronave dhe për të marrë në këmbim shuma të mëdha parash nga ata që kishin nevojë për një firmë të shpejtë.

    Reklamë

    Në duart e tij, Hipoteka u kthye në një zyrë noteriale të paligjshme, ku pronat publike dhe private tjetërsoheshin me shpejtësinë e rrufesë. Kala u bë “noteri” i krimit, duke firmosur kalimin e pasurive për biznesmenë e oligarkë, duke marrë në këmbim tarifa të çmendura për legalizime. Bashkëpunëtorët e tij? Një rrjet noterësh të identifikuar nga autoritetet, të gatshëm të mbyllin sytë për dokumentacion të falsifikuar, kufij të manipuluar, prona që ndërronin pronar brenda natës.
    Në qendër të këtij pazar është vetë Martin Kala. Ndërsa qytetarët e thjeshtë përballeshin me radhë, tarifa të paligjshme dhe dokumente që humbnin, Kala po ndërtonte pasurinë e tij. Në zonën e TEG-ut, një nga trojet më të lakmuara të Tiranës, kaloi prona në emër të njerëzve të tij të afërt, jo rastësisht, sepse aty ku qarkullon betoni, qarkullon edhe paraja e pistë.
    Por zinxhiri nuk mbaron me Martin Kalën. Vëllai i tij, Admirim Kala, kandidat për deputet i LSI-së, pronar i LACONICS shpk, e ngritur me fondet e “startup”-eve, ka në statutin e kompanisë asistim dhe ndërmjetësim në shitje-blerje pasurish të patundshme dhe asistim në procesin e regjistrimit të pronave, asistencë që përbën urën e drejtpërdrejtë lidhëse me kadastrën dhe profesionin e vëllait në Hipotekë.

    Përvec fondeve të Startup-eve, LACONICS shpk ka përfituar ndërkohë 12 kontrata publike vendore me vlerë 34.125.700 lekë. Ndërsa në 5 vitet e fundit, disa pasuri në zonën e Farkës figurojnë në emër të familjarëve të drejtorit Martin Kala, një tjetër hallkë që lidh pozicionin e tij publik me pasurimin e të afërmve.
    Admirim Kala figuron ortak në një holding të hapur në tetor 2025 në Tiranë, së bashku me dy shtetas italianë, të cilët në Itali veprojnë në tregun e Superbonus, një sektor i shkatërruar nga kriza dhe i rrëzuar nga hetimet e Guardia di Finanza, me sekuestro miliardëshe në Sirakuzë e Salerno. Por kjo është një tjetër histori.
    Sot fokusi është te Martin Kala, drejtori i Hipotekës që u kthye në portier të pronave shqiptare, duke i hapur derën kujtdo që paguante. Një “noter” i krimit në zemër të ASHK-së, i paprekshëm, i patundur, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin me dekada për të drejtën e tyre mbi pronën. Batërdia e bërë nga Martin Kala në ASHK, Drejtoria Vendore Rurale 1 Tiranë, nuk mund të mbetet pa përgjigje. Të dhënat, dokumentet dhe provat e kalimit të paligjshëm të pronave kërkojnë një hetim të thelluar nga SPAK, i vetmi institucion që mund të depërtojë në këtë labirint korrupsioni. Nëse prokuroria e posaçme nuk ndërhyn, kjo batërdi do të vazhdojë të hajë pronën shqiptare, ndërsa Kala do të vijojë të firmosë në heshtje… /Pamfleti

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.