Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»E PLOTË/ Si ndodhi atentati në Lezhë, 7 kundër 2! Kallashë, pistoleta e shkopa bejsbolli

    E PLOTË/ Si ndodhi atentati në Lezhë, 7 kundër 2! Kallashë, pistoleta e shkopa bejsbolli

    Aktualitet Nga InfoNews02.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E PLOTË/ Si ndodhi atentati në Lezhë, 7 kundër 2! Kallashë, pistoleta e shkopa bejsbolli

    Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë, të dielën e 1 shkurtit, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri.

    Reklamë

    Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka janë tre persona nga fisi Ndoka të shpallur në kërkim.

    Ndërsa tjetri i shpallur në kërkim është i dyshuari si shënjestër, Merando Nikulaj, i cili ndodhej brenda në berberhane.

    Por si ndodhi ngjarja?

    Mbrëmjen e së dielës, një djalë i ri i fisit Nikulaj, djali i djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt, ra pre e një atentati. Merando Nikulaj, 21 vjeç, ishte duke prerë flokët në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës. Ai kishte ardhur me makinë bashkë me mikun e tij, efektivin e policisë Besart Kovaçi.

    Rreth orës 21:00, pranë berberhanes kanë ardhur dy makina. Nga këto makina kanë zbritur 7 persona, ku një pjesë prej tyre kanë pasur shkopinj bejsbolli në duar dhe dy të tjerë, sipas policisë, kanë pasur kallashnikovë.

    Në këto momente, sapo i ka parë me armë, efektivi i policisë ka hapur zjarr në drejtim të 7 personave të armatosur dhe këta të fundit kanë qëlluar me breshëri në drejtim të berberhanes, duke qëlluar rreth 30 herë me kallashnikov.

    Breshëria e plumbave kapi edhe pronarin e berberhanes, i cili njëkohësisht po qethte Merando Nikulajn, nipin e Ardian Nikulajt. 30-vjeçari Sokol Daci mori 5 plumba: 2 në kraharor, 2 në bark dhe 1 në këmbë, dhe ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Në berberhane ishte edhe efektivi Besart Kovaçi, i cili u ndalua sot me urdhër të Prokurorisë për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

    Polici civil, i cili shoqëronte Merando Nikulajn, edhe pse jo në detyrë, iu kundërpërgjigj me 10 të shtëna me armën e shërbimit breshërisë së agresorëve. Ai u ka thënë hetuesve se ndërhyri për t’i neutralizuar autorët, por nuk arriti të njohë asnjërin prej tyre. Ky reagim ka ndikuar edhe në largimin e të dyshuarve pa realizuar vrasjen e shënjestrës së tyre.

    Ndërkohë, nga brenda berberhanes është qëlluar edhe me një armë tjetër, që dyshohet se mund të ketë qenë nipi i Nikulajt, i cili po ashtu ka pasur armë.

    Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin.

    Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

    Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.