Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Galeria pa kushte teknike…Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, la pas 3 fëmijë të mitur

    Galeria pa kushte teknike…Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, la pas 3 fëmijë të mitur

    Galeria pa kushte teknike…Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, la pas 3 fëmijë të mitur
    Aktualitet Nga InfoNews03.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Galeria pa kushte teknike…Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos, la pas 3 fëmijë të mitur

    BULQIZË- Minatori Ilir Kalaveri, baba i tre fëmijëve të mitur, hyri në galerinë e minierës së Tërnovës meditën e së shtunës si çdo ditë tjetër pune, pa e ditur se ajo do të ishte dita e fundit e jetës.

    Reklamë

    Pak minuta më vonë, 40 vjeçari u rrëzua në një furnel dhe u mbulua nga masivi i kromit. Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati disa orë teksa kolegët e tij, ekipet e shpëtimit dhe policia luftuan për ta nxjerrë nga nëntoka por ishte vonë.

    Trupi i pajetë 40-vjeçarit u nxor vetëm pasditen e së dielës.Një ditë më pas hetimet kanë çuar në arrestimin e drejtuesit teknik të kompanisë ku punonte Kalaveri.

    Në pranga ka rënë Përparim Koçi, 63 vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, shkelje që, sipas hetimit, solli aksidentin me pasojë vdekjen e minatorit.

    Burimet bëjnë me dije se në Komisariatin e Bulqizës është shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe drejtuesi tjetër teknik, Rremzi Pupli, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota të ngjarjes.

    Kalaveri punonte për subjektin privat “Eternal Security”, me pronarë Lahim Gjikën dhe Halil Gjikën. Ai është përcjellë sot në banesën e fundit, duke lënë pas vetes gruan, 2 djemtë dhe vajzën e vogël.

    Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetimet për të zbardhur nëse në minierë ishin respektuar të gjitha rregullat e sigurisë në punë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për tragjedinë.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar. Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026
    Aktualitet

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026
    Aktualitet

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Aktualitet

    Arrestohet nga BKH Leli Kaja! Administratori i Inceneratorit të Elbasanit!

    05.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Paralajmërim për eksplozivë në fluturimin Ankara-Sanlıurfa

    05.10.2026

    Tmerr në fluturimin e British Airways, avioni bie 8 mijë metra për 8 minuta

    05.10.2026

    Raiffeisen Bank, banka e skandaleve! Bilanci i zi, vjedhje, thyerje sigurie dhe zhdukje parash

    05.10.2026

    A i mori 400 mijë lekë ryshfet Leli Kaja, drejtori i ECO-ELB?

    05.10.2026

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    05.10.2026
    Më të lexuarat

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hita?

    Aktualitet Nga InfoNews05.10.20260

    Arrestimi i Ergys Agasit, shkarkohet Skënder Hitës? Arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte…

    Kokaina u hëngri kokën 6 shqiptarëve në Amerikën e Jugut

    30.09.2026

    EKSKLUZIVE/ “50 mln ose e shpërthyem…”, gjobvënie në Dibër, ky është sendi që u kërcënua Zija Shulku!

    02.10.2026

    Aksident tragjik në Larushkë të Fushë-Krujës, 1 person humb jetën, 1 në gjendje kritike

    01.10.2026

    Ilir Gjoni merr drejtimin e SHISH? Pritet firma

    28.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.