Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»“Karshillik” shtetit! Kush është Sino Llanaj që ngriti pallatin pa leje në Yzberisht

    “Karshillik” shtetit! Kush është Sino Llanaj që ngriti pallatin pa leje në Yzberisht

    Aktualitet Nga InfoNews11.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arrestohet biznesmeni Sino Lallaj. Sipas policisë ai ka ndërtuar një pallat pa leje ndërtimi në hapësirën e përbashkët në zonën e Yzberishtit. Objekt i ndërtuar dhe punimet kanë përfunduar, pritet të shembet nga IMT orët në vijim, pasi më herët u bë bllokimi i objektit.

    Sipas autoriteteve Llanaj ka zaptuar 4 mijë m2 hapësirë publike.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia.

    Reklamë

    Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër dhe drejtoi aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të respektojnë rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se në të kundërt, do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë së Tiranës.Sino Llanaj është një emër i njohur në fushën e ndërtimit, por gjithashtu edhe në kronikat e zeza të viteve të fundit në Shqipëri. Ai është administrator dhe bashkëpronar në disa projekte ndërtimi, ndër to edhe kompania “Star Construksion”, me veprimtari në Tiranë dhe Vlorë. Llanaj ka ndërtuar në zonat periferike të Tiranës dhe në Vlorë, por pjesa më e madhe e aktivitetit të tij ka prodhuar konflikte ligjore, probleme me lejet ndërtimit dhe hetime penale. Në publik, Sino Llanaj përfaqëson figurën e ndërtuesit problematik, që ka hasur vazhdimisht përplasje me ortakë, autoritetet ligjore dhe banorët

    Në vitin 2024 Sino Llanaj u ndalua nga policia në autostradën Fier-Vlorë, gjatë kontrolleve për vrasjen e Gëzim Sinomatit. Ai u kap me armë zjarri pa leje, të fshehur në automjet. Armën e kishte fshehur në kroskot me qese plastike.

    Më 13 janar 2021, në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, Llanaj u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti me ortakun e tij në kompaninë “Star Construksion”, Albert Allmuça. Sherri nisi për ndarjen e një pallati 11-katësh në ndërtim. Nga përplasja u plagosën edhe një kalimtar i rastit dhe roja e kantierit. Konflikti i ortakëve preku edhe 120 familjet e këtij kompleksi, të cilët deri në prill kanë protestuar pasi nuk futeshin dot në banesa prej më shumë se 10 vitesh. Por çështja u zgjidh me ndërhyrjen e qeverisë dhe banorët kanë hyrë në banesa gjatë zgjedhjeve, por vijojnë gjyqet për marrjen e hipotekave.

    Në vitin 2022, i është vënë qëllimisht zjarr makinës së vëllait të tij, Dritan Llanaj. Incidenti ndodhi në garazhin e një pallati të ndërtuar nga familja Llanaj në Tiranë. Zjarri përfshiu edhe disa mjete të tjera.

    Sino Llanaj ka qenë më herët i përfshirë në hetime dhe është arrestuar për mashtrime me shitjen e apartamenteve, në raste kur pronat dyshohet se janë shitur më shumë se një herë apo në kundërshtim me lejet përkatëse.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.