Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Kompania reagon pas protestës në Zvërnec: Investim mbi 4 mld euro, do të krijojë mbi 10 mijë vende pune

    Kompania reagon pas protestës në Zvërnec: Investim mbi 4 mld euro, do të krijojë mbi 10 mijë vende pune

    Aktualitet Nga InfoNews30.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kompania reagon pas protestës në Zvërnec: Investim mbi 4 mld euro, do të krijojë mbi 10 mijë vende pune

    Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar pas tensioneve të regjistruara gjatë ditës së sotme në Zvërnec mes protestuesve dhe përfaqësuesve të projektit.

    Reklamë

    Përmes një deklarate për mediat, kompania shprehu keqardhje për atë që e cilësoi si abuzim me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe përpjekje për të përbaltur një investim që, sipas saj, pritet të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove.

    Sipas kompanisë, rrethimi i vendosur në zonë është bërë në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe mbi një pronë private që ajo disponon. Në deklaratë thuhet se projekti ndodhet ende në fazën fillestare dhe se po zhvillohet në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

    Kompania bën të ditur se investimi synon të arrijë standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, ndërsa projekti final i ndërtimit dhe ai mjedisor po finalizohen nga studio që ajo i cilëson ndër më të mirat në botë. Sipas deklaratës, këto dokumente do të bëhen publike sapo të përfundojnë.

    “Zvërnec South Adriatic Development” pretendon se investimi do të kontribuojë me një rritje nga 3 deri në 4 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë gjatë pesë viteve të ardhshme. Po ashtu, kompania deklaron se projekti do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10 mijë vende të reja pune, duke e cilësuar atë si një motor të rëndësishëm ekonomik për qarkun e Vlorës dhe për vendin.

    Në reagim thuhet gjithashtu se investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës. Sipas kompanisë, prej dy vitesh janë angazhuar ekspertë të nivelit global për studimet mjedisore përkatëse, të cilat do të ndahen si me institucionet, ashtu edhe me publikun.

    Kompania thekson se trualli ku do të zhvillohet projekti është pronësi private “metër për metër” dhe se është blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Sipas deklaratës, të gjitha transfertat e blerjeve janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë të verifikueshme.

    Po ashtu, “Zvërnec South Adriatic Development” shprehet se të gjithë punonjësit e punësuar apo që do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave sipas legjislacionit shqiptar.

    Në deklaratë thuhet se kompania ka lidhur marrëveshje edhe me disa prej brandeve më të njohur ndërkombëtarë në fushën e hotelerisë dhe të shërbimeve, duke përfshirë restorante, bare, aktivitete sportive dhe edukative.

    Kompania mbron gjithashtu profilin e investitorëve, duke deklaruar se ata kanë një karrierë të pakontestueshme ndërkombëtarisht, zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare dhe kapitale të pakontestueshme.

    Duke iu referuar situatës së sotme në terren, kompania dënon çdo akt dhune ndaj pronës private dhe hedh poshtë, sipas saj, përpjekjet për disinformimin e publikut. Në fund të deklaratës, “Zvërnec South Adriatic Development” kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, ndërsa paralajmëron se ndaj kujtdo që do të përpiqet ta pengojë ose shantazhojë, do të përballet ligjërisht.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026
    Aktualitet

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026
    Aktualitet

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Aktualitet

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026
    Aktualitet

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Aktualitet

    Krujë/ Kamarieri shtyn kolegun 16-vjeçar, shkëputet ashensori, vdes i mituri te Wedding Center Vathi

    12.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plas skandali me ambasadoren amerikane në Greqi?

    12.10.2026

    Thellohet skandali AKSHI! Ja për çfarë u pyet Mirlinda Karçanaj për 3 orë në SPAK

    12.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026

    HARTA/ Nga Valiasi në Paskuqan! Ja ku do të kalojë unaza e re lidhëse e Tiranës me veriun…

    12.10.2026

    Fusha vijon të marrë para nga shteti: Tender 9.6 mln euro nga Zef Maçi

    12.10.2026
    Më të lexuarat

    Kapet në Itali “Sakati”, Aldo Baho

    Aktualitet Nga InfoNews09.10.20260

    Kapet në Itali, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar…

    Do vrisnin një person, kapen në Lezhë Elden Tarja, Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli

    09.10.2026

    Kush është Vinçens Piroli, i dyshuar si killer me pagesë…

    09.10.2026

    Si ra policia e Lezhës në gjurmët e tre vrasëve me pagesë në Pllanë?

    09.10.2026

    Dënohet shefi i policisë Stiljan Pasho! Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë

    12.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.