Close Menu
InfoNews AlbaniaInfoNews Albania

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews AlbaniaInfoNews Albania
    Kreu»Aktualitet»Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka…Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit

    Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka…Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit

    Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka...Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit
    Aktualitet Nga InfoNews05.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka...Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit
    Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka...Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ku shkuan paratë? Ja çfarë tha 3 orë në SPAK Rrok Gjoka…Ndërtoi tunelin e Llogarasë dhe të Murrizit

    Biznesmeni Rrok Gjoka është marrë në pyetje këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth tre orë.

    Reklamë

    Burime nga SPAK bëjnë me dije se Gjoka është pyetur lidhur me fondet publike të përfituara në kuadër të tenderimeve, mënyrën se si janë marrë dhe ku kanë përfunduar paratë, si edhe për fatura të dyshuara si të fryra dhe punime që dyshohet se nuk janë kryer sipas standardeve të kërkuara. Sipas të njëjtave burime, hetuesit kanë kërkuar shpjegime edhe mbi destinacionin e fondeve publike, mënyrën e zhvillimit të tenderit dhe dokumentacionin që lidhet me procedurat e prokurimit.

    Pas daljes nga godina e SPAK, Gjoka nuk dha asnjë deklaratë për mediat, ndërsa Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë ende një reagim zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij.

    Emri i Rrok Gjokës lidhet me një nga procedurat më të debatuara të prokurimit publik në Shqipëri, atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, dosje për të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

    Kompania “Gjoka shpk” u shpall fillimisht fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit, por procedura u anulua. Në bisedat e administruara nga hetimi mes Belinda Ballukut dhe ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ervis Berberi, Balluku shprehte rezerva për këtë procedurë, duke i thënë Berberit se kishte një ndjesi jo të mirë për tenderin.

    Më pas, kontrata iu dha një konsorciumi turk me një ofertë rreth 50 milionë euro më të lartë se ajo e paraqitur nga kompania shqiptare. Megjithatë, pavarësisht se nuk fitoi kontratën, një pjesë e konsiderueshme e punimeve në terren u realizua nga kompania e Gjokës në cilësinë e nënkontraktorit.

    Tenderi i tunelit të Llogarasë është nën hetim nga SPAK, ndërsa në dosjen e prokurorisë ngrihen dyshime se procedura e prokurimit është manipuluar për t’i krijuar avantazh konsorciumit fitues. Deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse marrja në pyetje e Rrok Gjokës lidhet drejtpërdrejt me këtë çështje apo me një hetim tjetër.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026
    Aktualitet

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026
    Aktualitet

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026
    Aktualitet

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Aktualitet

    Alket Rizai shqiptari që theu sistemin grek të burgjeve! Si arriti të marrë 17 herë leje

    15.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ervin Mata gati të kthehet në qelitë e Shqipërisë, merret vendimi në Brazil

    15.09.2026

    Policia e Durrësit e shiti si operacion të saj, por kokaina u mbajt në vëzhgim nga EUROPOL nga nisja ne destinacion

    15.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Kush është Gjenerali, nga lirmi tek kapja dy herë në Belgjikë

    15.09.2026

    Çmimi i naftës në Shqipëri 45% mbi rajonin, por shitja vetëm rritet…

    15.09.2026
    Më të lexuarat

    GJKKO jep 50 vite burg, ja sa dënohen Durim Bami, Aldo Avdyli e Altin Morina…

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.20260

    TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për shtatë personazhe të njohur të botës…

    EKSKLUZIVE/ Kokaina e kapur në Durrës i përkiste grupit ku bënte pjesë Gjenerali

    15.09.2026

    Policia nuk e harron, kapet në Belgjikë Jasin Avdyli

    15.09.2026

    Mes mishit brazilian të porositur nga A.M.G Shpk, kapet 41 kg Kokaine në Durrës

    14.09.2026

    Pranga edhe Gert ‘Gjeneralit’! Goditet grupi shqiptar i kokainës në Belgjikë!

    15.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.